Austriakët, një strategji duke përfshirë dhe Shqipërinë - Business Magazine Albania

Austriakët, një strategji duke përfshirë dhe Shqipërinë


Austria do të zbatojë një strategji të dedikuar për Ballkanin deri në vitin 2020. E quajtur “Danube Region/ Western Balkans” (Rajoni i Danubit/ Ballkani Perëndimor) kjo strategji po promovohet për shkak të rritjes së interesit austriak në sektorë si ai i ekonomisë, sigurisë etj. Ajo përfshin gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe Republikën e Moldavisë në dy objektiva kryesorë: forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjen e procesit të integrimit.

Shtyllat prioritare që do të mbështeten janë: ekonomia dhe zhvillimi me fokus te punësimi; edukimi me fokus tregun e punës; qeverisjen, të drejtat njerëzore dhe zbatimin e ligjit.

Kjo strategji është përshtatur me interesat e reja të investitorëve austriakë në rajonin e Danubit dhe të Ballkanit Perëndimor. Do të shërbejë gjithashtu edhe si një hartë për zhvillimin e politikave të qeverisë federale të Austrisë gjatë periudhës 2016-2020.

Në Shqipëri dhe në Moldavi, Austria është një nga kontribuesit kryesorë për financimin e projekteve në fushën e zhvillimit të kapaciteteve, konsultimit, promovimit dhe të nxënit në vendin e punës, si dhe në rritjen e trajnimeve në fushën e teknologjisë së informacionit, menaxhimit dhe konsultimit.
Në Shqipëri, ADA (Agjencia Austriake për Zhvillimin) është duke zbatuar disa projekte, si në programimin IPA, menaxhimin financiar, si dhe në menaxhimin e ujërave.

Në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Moldavi, qeveria e Austrisë për periudhën 1990-2014 ka dhënë një fond prej 9.4 miliardë dollarësh (8.6 miliardë euro), sipas të dhënave të OECD. Investimet e kompanive austriake llogariten në rreth 26.16 miliardë dollarë.

Austria është investitori më i madh në Serbi, Bosnjë, si dhe në Slloveni e Kroaci.
Pas Gjermanisë dhe Italisë, Austria vlerësohet si një nga investitorët më të rëndësishëm të këtij rajoni.

Burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0