Austria dhe Shqipëria i njohin sigurimet njëra – tjetrës - Business Magazine Albania

Austria dhe Shqipëria i njohin sigurimet njëra – tjetrës


Austria është shteti i radhës, i cili do të njohë sigurimet shoqërore të shqiptarëve. Qeveria ka dhënë miratimin e saj për njohjen e ndërsjelltë të kontributeve shoqërore, gjë e cila i hap rrugë më pas ratifikimit nga parlamentet e të dy vendeve.

Kjo njohje vjen menjëherë pas asaj të realizuar me shtetin fqinj Maqedoninë (ku numri i shqiptarëve që punojnë aty llogaritet deri në 1,500 persona).

Aktualisht janë 11 shtete që kanë ratifikuar me Shqipërinë atë që njihet si mbrojtja shoqërore, ku përfshihen të gjitha përfitimet në fushën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Shtete të tjera me të cilat vendi ynë ka një marrëveshje të tillë dy palëshe është edhe Turqia ( e nënshkruan në vitin 2008), Rumania, Bullgaria, por edhe Belgjika.

Nga kjo marrëveshje përfitimet më të dukshme për shtetasit shqiptarë kanë të bëjnë me bashkimin e periudhave të sigurimit. Sipas marrëveshjes të gjitha periudhat e kryera si në legjislacionin tonë dhe në atë maqedonas bashkohen dhe futen në kushtet e përfitimit të një pensioni.

Sipas ekspertëve kjo marrëveshje është përgatitur bazuar në detyrimin që kemi, nga marrëveshja e Stabilizim Asociimit, që parashikon kuadrin e lëvizjes së lirë të shtetasve, detyrimin, që qeveria shqiptare të marrë masën për koordinimin e skemave të sigurime shoqërore.

Për ekspertët e fushës së sigurimeve shoqërore efekti më i madh në njohjen e kontributeve të përbashkëta nëse do të realizohej edhe me dy shtetet fqinje Greqinë dhe Italinë, si dy vende që kanë numrin më të madh të emigrantëve shqiptarë.

Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore Greke (IKA), numri i shtetasve shqiptarë të siguruar në 2009 ishte 121,902, ndërsa në fund të vitit 2013 numri ra në 85,893. Po sipas të dhënave zyrtare në Itali rezultojnë të punësuar dhe siguruar rreth 260.

 

burimi: fax.al 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0