Dy shtetet më të mëdha në Australi mbyllën kufijtë, pas shpërthimit të rasteve të reja të koronavirusit në Melburn.
Mbyllja e kufirit midis New South Wales dhe Victoria është i pari në më shumë se sa 100 vjet, pas mbylljes në vitin 1919 gjatë virusi spanjoll. Edhe kufiri midis Victoria dhe Australisë së Jugut u mbyll.
Në Melburn, kryeqyteti i Austrialisë janë mbyllur 9 shtëpi shtetërore dhe rreth 3 mijë njerëz janë izoluar për pesë ditë. Të hënën në Victoria u raportuan 127 raste, dita me më shumë raste që prej fillimit të pandemisë. Në total, Australia ka raportuar 8 500 raste dhe 106 vdekje.
Lexoni: Faqja e internetit që gjurmon përhapjen e COVID-19 në botë
Shteti New South Wales do të ndalojë hyrjen për këdo që do të vij nga Victoria, përjashto rastin kur ata kthehen në shtëpitë e tyre. Por edhe ën këtë rast ata duhet ët qendrojnë ët izoluar për pesë ditë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto