Aurora Sulçe rrëfen: Si arrita të humbas 20 kg pas lindjes! - Business Magazine Albania

Aurora Sulçe rrëfen: Si arrita të humbas 20 kg pas lindjes!

Aurora Sulçe

Aurora Sulçe, një nga gazetaret më të njohura në Shqipëri, ka treguar sesi arriti të humbasë 20 kg pas lindjes gjatë një interviste në emisionin “Fitstation”, nën moderimin e Çenkuela Hasa.

Aurora Sulçe

 

Sulçe, e ftuar në emision, rrëfeu se për të arritur këtë sukses nuk ka përdorur dieta drastike, por ka preferuar një regjim të shëndetshëm të ushqimit dhe aktivitetit fizik.

“Nuk kam hequr dorë asnjëherë nga ushqimi dhe nuk kam mbajtur dieta drastike, pasi dietat e forta nuk të japin mundësi as të stërvitesh. Diet do të thotë të ushqehesh duke iu përshtatur aktivitetit fizik por edhe aktivitetit të përditshëm. Nëpërmjet këtij regjimi arrita të humbas 20 kg për 6 muaj”, deklaroi Sulçe.

 

Aurora Sulçe

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0