AUK hap aplikimet për projektin TechUp! - Business Magazine Albania

AUK hap aplikimet për projektin TechUp!


 

Instituti për Trajnim dhe Zhvillim në RIT Kosovë (A.U.K), ka hapur aplikimin për projektin TechUp, i cili do të ofrojë trajnime FALAS dhe punë praktike me pagesë për 75 kandidatë në fushën e programimit.

Për të gjithë ju që keni pasion programimin dhe synoni të zhvilloni karrierë në këtë fushë, projekti Techup është një mundësi shumë e mirë për zhvillimin e aftësive në programim përmes trajnimeve që do të ofrohen në modulet: Java Programming, Go Programming, Python, dhe DevOps. Kandidatët e përzgjedhur do të ndjekin 84 orë trajnim, duke filluar nga muaji Qershor, dhe 3 muaj punë praktikë me pagesë në kompanitë bashkëpunuese në këte sektor.

Këto gjuhë programuese janë në kërkesë të lartë në sektorin e punës në TIK në Kosovë dhe jashtë vendit, duke marrë parasyshë zhvillimet teknologjike. Qëllimi i projektit TechUp është që të ndihmojë në formimin akademik të programerëve dhe në të njëjtën kohë të rrisë nivelin e punësimit në fushën e TIK-ut në Kosovë, përmes trajnimeve profesionale dhe punës praktike. Aftësimi profesional i të rinjëve në këtë fushë është e nevojshme për zhvillimin e sektorit të TIK-ut, si fushë kyqe për zhvillimin ekonomik dhe punësimin në Kosovë.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë personat nga mosha 18 vjeç. Përparësi do të kenë: kandidatët e papunësuar; studentët e diplomuar në studimet universitare ose studentët, të cilët janë dukë vijuar studimet në vitin e fundit në Universitet dhe kandidatët, të cilët kanë njohuri paraprake në TIK.

Aplikimi mbyllet me datën 20 Maj.

Projekti TechUp mbështetet nga organizata GIZ përmes projektit të tyre “Krijimi i vendeve të punës përmes promovimit të eksportit” dhe Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe implementohet nga RIT Kosova (A.U.K).

Për më shumë informata kontaktoni: techup@auk.org.

/Instituti për Trajnim dhe Zhvillim në RIT Kosovë (A.U.K).

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0