Atletet futuriste të Nike, mund t'i komandoni me një aplikacion

Atletet futuriste të Nike, mund t’i komandoni me një aplikacion


Nëse jeni admirues i filmave “Back to the Future” apo thjesht ju pëlqejnë shumë atletet, do t’ju pëlqejë edhe ky lajm: Nike ka prezantuar atlete të përballueshme që lidhen vetë.

Atletet Adapt BB janë publikuar këtë të Djelë në web dhe thuajse janë shitur të gjitha.

Sipas Nike, këto atlete janë dizenjuar për një ecje më të rehatshme. “Nike Adapt BB është atletja jonë e parë që lidhet vetë e prodhuar për ata që luajnë basketboll,” shkruhet në faqen e Nike.

Falë një aplikacioni mobile që lidhet me këpucët nëpërmjet Bluetooth,  përdoruesit mund të rregullojnë  përshtatjen e lidhëseve. Aplikacioni Adapt, është i disponueshëm për iOS dhe Android. Ai ndryshon gjithashtu dhe dy ngjyrat LED në këpucë.

“Të forta, por njëkohësisht fleksibël, ato përshtaten në këmbë duke ju dhënë një ndjesi sigurie gjatë lojës. Ky opsion mundësohet nga aplikacioni Nike Adapt, i cili ju lejon të rregulloni karakteristikat përmes smartphone-it tuaj.”

https://twitter.com/Nike/status/1085182211010134016

Mesa duket e ardhmja ka mbërritur.

Çmimi real i atleteve është 350 dollarë. I shtrenjtë, por më i përballueshëm krahasuar me brandet e tjera që kanë prodhuar atlete futuriste.

/Today

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0