Astronomët kanë konfirmuar ekzistencën e Proxima b, një ekzoplanet me përmasa gati sa Toka, që rrotullohet në yllin më të afërt me diellin tonë. High Frequency Active Auroral Research Program, ose HAARP zbuloi planetin në vitin 2016.
Sipas mediave të huaja, Teleskopi Shumë i Madh me qendër në Kili ka një spektograf të ri dhe më të fuqishëm të quajtur ESPRESSO, kështu që astronomët vendosën ta përdorin atë për matje më të sakta të planetit. Në fakt, siç thuhet më tej, ESPRESSO ka një saktësi më shumë se tre herë sesa saktësia e HARPS – i cili është në thelb i njëjti instrument, thjesht nga një gjeneratë e mëparshme.
“Ne jemi shumë të lumtur me performancën e HARPS, e cila ka qenë përgjegjës për zbulimin e qindra ekzoplaneteve gjatë 17 viteve të fundit. Ne jemi vërtet të kënaqur që ESPRESSO mund të prodhojë matje edhe më të mira dhe, është një mirënjohje dhe shpërblim për punën ekipore që zgjati gati 10 vjet”, tha Francesco Pepe, autori i studimit dhe profesori i Universitetit të Gjenevës, në departamentin e astronomisë.
Studiuesit përcaktuan që Proxima b është 1.17 herë më shumë se masa e Tokës – dhe kompleton një rrotullim rreth yllit të saj, Proxima Centauri, çdo 11.2 ditë të Tokës. Rezultatet e studimit u botuan javën e kaluar në revistën Astronomy & Astrophysics.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.