Rrjeti AS@N dhe Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje”, ju fton të bëheni pjesë e “Ditës së Solidaritetit dhe Aktivizmit Social”, një nisëm europiane që po realizohet për herë të katërt këtë vit në Shqipëri.
Gjatë vitit 2022, 250 të rinj u angazhuan për 1 ditë pune në pozicione të ndryshme të ofruara nga 82 kompani. Asambleja e Ditës së Solidaritetit e përbërë nga të rinjtë pjesëmarrës, votoi si nismë fituese për 2022 “Rikonstruktimin e Shtëpisë së të Moshuarve” në Fier.
Në vitin 2021 u angazhuan 240 të rinj në 77 kompani dhe me fondet e mbledhura u rikonstruktuan 3 fusha sportive e futbollit, volejbollit dhe basketbollit në ”Shtëpinë e Fëmijës 6-15 vjeç” në Shkodër. Në vitin 2020 morën pjesë 150 të rinj që punuan në 57 kompani dhe fondet e mbledhura shkuan për përmirësimin e infrastrukturës së 3 bibliotekave në njësinë 11.
Lexo edhe:ICTS Lab: “Learning by having fun” eksperiencë unike në të mësuar
Rreth Ditës së Solidaritetit: Dita e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social është një hapësirë për t’u ofruar të rinjve shqiptarë mundësinë për t’u bërë qytetarë aktivë në vendimmarrje, për të fuqizuar aftësitë e tyre drejtuese dhe për t’u angazhuar me të rinj të tjerë në aktivitete solidariteti për të sfiduar së bashku problematikat e tyre. E veçanta e Ditës së Solidaritetit dhe Aktivizmit Social është që krijon mundësinë dhe lidhjen midis eksperiencave të punës, donacioneve dhe nismave të krijuara dhe të drejtuara nga të rinjtë, e cila jo vetëm që kontribuon në fuqizimin midis bashkëmoshatarëve, por, gjithashtu, zhvillon aftësitë e tyre duke marrë një përvojë të paçmueshme njerëzore në këtë proces.Tiranë.
Si zhvillohet: Gjatë “Ditës së Solidaritetit dhe Aktivizmit Social”, të rinjtë punojnë NJË DITË nga 4-8 orë. Pagesa për ditën e punës që kompania jep si një kontribut simbolik, shkon për një nismë rinore e cila do të hartohet, votohet dhe implementohet nga të rinjtë.
Duke ndjekur të njëjtat hapa si në vitet e shkuara, qëllimi ynë është të krijojmë një rrjet Kompanish/ Agjencish/ Institucionesh/ Organizatash dhe të rinjsh të cilët mbështesin nismat solidare si vlerë shumë e rëndësishme për zhvillimin e shoqërisë dhe fuqizimin e të rinjve si dhe duke kontribuar që Shqipëria, të jetë pjesë e Rrjetit të Organizatave Europiane që zhvillojnë “Ditën e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social”.
Si mund të angazhohet kompania: Nëse pas takimit tonë, do të keni dëshirë të angazhoni të rinj gjatë Ditës së Solidaritetit në Kompaninë/ Agjencinë/ Institucionin/ Organizatën tuaj plotësoni këtë link: https://forms.gle/igjGnNaXDb3UKcgK7
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto