Artizanja krutane, që thur koleksione veshjesh me dore - Business Magazine Albania

Artizanja krutane, që thur koleksione veshjesh me dore

Gjithçka nisi tre dekada më parë. Majlinda nga Kruja filloi të mësonte si të realizojë veshjet me grep dhe me shtiza. Puna e parë e saj doli me sukses dhe u pëlqye nga njerëzit e afërt. Që prej atij momenti Majlinda u shkëput nga ky pasion për një periudhë të gjatë.

Ajo përfundoi shkollën e lartë dhe nisi të ushtronte profesionin e mësuesisë. Lidhja me fëmijët dhe veshjet e përditshme të të vegjëlve i rikthyen dëshirën për të punuar sërish me grep dhe shtiza. Vrulli dhe pasioni akoma më i madh e ndihmuan që menjehërë të nisnin porositë e para duke e motivuar më shumë Majlindën që të prodhontë punime me dore.

Gjithçka nisi tre dekada më parë. Majlinda nga Kruja filloi të mësonte si të realizojë veshjet me grep dhe me shtiza.

Puna e parë e saj doli me sukses dhe u pëlqye nga njerëzit e afërt.

Që prej atij momenti Majlinda u shkëput nga ky pasion për një periudhë të gjatë.

Ajo përfundoi shkollën e lartë dhe nisi të ushtronte profesionin e mësuesisë. Lidhja me fëmijët dhe veshjet e përditshme të të vegjëlve i rikthyen dëshirën për të punuar sërish me grep dhe shtiza. Vrulli dhe pasioni akoma më i madh e ndihmuan që menjehërë të nisnin porositë e para duke e motivuar më shumë Majlindën që të prodhontë punime me dore.

Artizania krutane tregon për Probizz.al se koha që kalon duke thurur veshje e relakson dhe i krijon qetësinë shpirtërore.

Pikërisht për këto arsye Majlinda po bën përpjekjet e saj që ta trashëgojë edhe tek e bija. Majlinda thotë se ndihet jashtëzakonisht e lumtur kur klientët vlerësojnë talentin dhe kreativitetin e saj.

Punimet e saj promovohen edhe në rrjetet sociale. Në faqen Xhenda.online  gjenden punimet për grupmosha të ndryshme, koleksione çantash, tapete, rroba banjo,  aksesorë shoqëruese për plazhin që po afron madje edhe vepra arti.

Nëse dëshironi të ndiheni special, bëni pjesë të koleksionit tuaj edhe punime të artizanes krutane Majlinda.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0