Arti Revolucionar, projekti i cili promovon artin dhe kulturën shqiptare - Business Magazine Albania

Arti Revolucionar, projekti i cili promovon artin dhe kulturën shqiptare

Arti Revolucionar

Në dhjetor të 2021 Ministria e Kulturës hapi thirrjen për mbështetje konkrete për industritë krijuese në vend, duke cekur të gjithë sektorët kulturorë, duke synuar forcimin e kapaciteteve të artistëve dhe operatorëve kulturorë, përmirësimin e cilësisë artistike, promovimin e prodhimeve të tyre dhe lehtësimin e qasjes së tyre në mekanizmat inovativë të financimit.

Një ndër fituesit e kësaj thirrjeje ishte edhe projekti AR – Arti Revolucionar i cili synonte të promovonte artin, kulturën dhe krijimtarinë artistike përmes teknologjisë digjitale duke sjellë në vëmëndje veprat e 10 prej artistëve më të mirë shqiptar të të gjitha kohërave dhe 10 artistëve të rinj. Ky projekt solli historinë drejt të ardhmes përmes teknikave digjitale ekrane LED dhe audio për të shtuar emocionin në çdo imazh, duke na lejuar të ndjejmë energjinë krijuese të artisteve pjesëmarrës. 

Ministria e Kultures

Veçantia e këtij projekti ishte fakti që u ndërthurën 10 vepra të artistëve të rinj dhe 10 vepra që i përkasin fondit të veprave të Galerisë Kombëtare të Arteve.

Arti Revolucionar u financua nga Ministria e Kulturës në kuadër të thirrjes për projekt-propozime 2022 në art-kulturë dhe trashëgimi kulturore dhe u implementua nga Majlinda Bara.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0