Arsyet pse nuk duhet ta ndalosh planin tënd të marketingut?

Arsyet pse nuk duhet ta ndalosh planin tënd të marketingut?


Artikull nga Mirnela KONDA.

   1.Tregu po ndryshon vazhdimisht.

Familje të reja, prespektiva të reja dhe ndryshime të reja të stileve të tregut.

Nëse ndalon së bëri marketing, ti humbet mundësinë për t’u përfshirë dhe nuk je më pjesë e procesit-nuk je më as pjesë e lojës.

   2. Njerëzit harrojnë shpejt

Njerëzit bombardohen me shumë reklama dhe mesazhe marketingu. Në një studim të bërë, një reklamë specifike është transmetuar diku një herë në javë për 13 javë. Pas 13 javësh, 63% e njerëzve të marrë në sondazh e mbanin mend spotin.

Një muaj më vonë, 32% e kujtuan atë. Dy javë më pas, vetëm 21% arritën ta kujtojnë. Kjo do të thotë se 79% e harruan reklamën pas 6 javësh.

 3. Konkurrenca nuk do të përfundojë.

Njerëzit harxhojnë para për të bërë blerje. Nëse nuk i ndërgjegjëson njerëzit që po shet dicka, ata do t’i harxhojnë ato para diku tjetër.

 4. Marketingu forcon identitetin.

Nëse e ndalon programin tënd të marketingut, ti e ndryshon reputacionin, besueshmërinë dhe klientët do të humbasin besimin. Kur kushtet ekonomike bëhen të këqija, kompanitë e zgjuara vazhdojnë të jenë në treg. Kufiri i komunikimit me klientin është shumë i çmuar për t’u thyer për teka.

 5. Marketingu është thelbi i zhvillimit dhe mbijetesës.

Me shumë pak koncepte, njerëzit nuk do ta dinë se biznesi yt ekziston, nëse nuk fillon të flasësh për të. Dhe, kur heq dorë nga marketingu, je në rrugën e mosekzistencës. Ashtu sikurse nuk mund ta nisësh një biznes pa marketing, nuk mund ta mbash atë në jetë pa marketing.

 6. Marketingu të lejon t’i mbash klientët e tu.

Shumë sipërmarrje mbijetojnë në biznes të përsëritur dhe referencial. Klientët e besueshëm janë suksesi i të dyjave. Kur klientët e tu nuk dëgjojnë më rreth teje, ata kanë tendencë të të harrojnë.

 7. Marketingu mban gjallë moralin.

Morali yt përmirësohet kur sheh marketingun që vepron dhe moralin e punëmarrësve të tu që është i kënaqshëm.Gjithashtu, disa klientë të cilët ndjekin aktivisht reklamimin tënd mund ta shohin mungesën e marketingut si shenjë dështimi.

 8. Programi yt i marketingut të jep një avantazh në raport me konkurrentët e tut ë cilët heqin dorë nga tregu.

Një ekonomi e trazuar mund t’i ofrojë një avantazh të mahnitshëm një sipërmarrësi mesatar. Nëse konkurrentët e tu ndalojnë marketingun, mund t’ia kalosh atyre dhe të synosh disa nga klientët e tyre. Në situata ekonomike të rënduara, ka gjithmonë fitimtarë dhe humbës.

 9. Marketingu e lejon biznesin të zhvillohet.

Ende ke disa përgjegjësi mbi vete: faturat e telefonit, fletët e verdha, hyrje në internet, kostot e qerasë dhe listën e pagave. Marketingu krijon ajrin, që të lejon të marrësh frymë.

 10. Ti qëndron për të humbur para, kohë dhe mundimin ku ke investuar.

Nëse e ndalon marketingun tënd, i humbet të gjitha paratë që investove në reklama, kohën dhe hapësirën. Gjithashtu, humbet vetëdijen e konsumatorit. Sigurisht, mund ta blesh sërish, por duhet të nisësh sërish nga 0. Nuk është ide e mirë të heqësh dorë nga marketingu, mund ta bësh vetëm nëse po mendon të largohesh nga biznesi.

Mendo: Nëse nuk ndjek më një program marketingu, a do të arrish të kesh para në llogarinë bankare?

Do të fitosh në kohë? Mos luaj me veten tënde!

/LinkedIn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0