Arrihet marrëveshja për njohjen e ndërsjelltë të pensioneve Shqipëri – Itali - Business Magazine Albania

Arrihet marrëveshja për njohjen e ndërsjelltë të pensioneve Shqipëri – Itali

Shqipëria dhe Italia kanë dakordësuar marrëveshjen teknike për njohjen e pensioneve mes dy vendeve.

Përmes kësaj marrëveshje do të mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet e barrëlindjet si dhe sigurimin për papunësinë si për shqiptarët që jetojnë në Itali, ashtu edhe për shtetasit italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe derdhin kontributet e tyre këtu.

Numri i përfituesve pritet të jetë i lartë. Janë mbi 500 mijë qytetarë shqiptarë emigrant që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj që do të përfitojnë nga njohja e sistemit të pensioneve mes dy shteteve.

Lexo edhe: Nëse qëllimi juaj është të jeni të pavarur financiarisht, bëjini vetes 4 pyetje

Finalizimin e kësaj marrëveshje që synon trajtim të barabartë për njohjen reciproke të viteve të pensionit për qytetarët që kanë punuar në të dy vendet, ka qenë një kërkesë e hershme veçanërisht e komunitetit shqiptar që jeton në Itali dhe një përpjekje e vazhdueshme mes palëve për të arritur në këtë hap konkret.

Marrëveshja për njohjen e viteve të punës duket se do të nisë zbatimin duke filluar nga viti 2023.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0