Arrestime për liderët e korporatave që kritikojnë qeverinë ruse - Business Magazine Albania

Arrestime për liderët e korporatave që kritikojnë qeverinë ruse

qeverinë ruse

Prokurorët në Rusi kanë lëshuar paralajmërime të ashpra për kompanitë perëndimore që tërhiqen nga vendi ose kritikojnë qeverinë e saj, raportoi të dielën The Wall Street Journal.

Burimet i thanë The Journal se kompanive në sektorë të ndryshëm u ishte thënë se drejtuesit e korporatave të tyre mund të arrestoheshin nëse kritikonin Rusinë dhe se kompanive që mbyllnin operacionet në vend mund t’u sekuestroheshin asetet.

Rusia tha javën e kaluar se mund të konfiskonte asetet e kompanive që pezulluan operacionet në Rusi. Një mori kompanish amerikane dhe europiane u tërhoqën nga vendi, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 Shkurt. Perëndimi gjithashtu, ka vendosur sanksione ekonomike gjymtuese ndaj Rusisë.

Burimet e Journal thanë se disa kompani morën kërcënimet e prokurorëve rusë javën e kaluar, duke përfshirë McDonald’s, IBM dhe Yum Brands, e cila menaxhon markat e ushqimit të shpejtë KFC, Pizza Hut dhe Taco Bell.

Lexoni: YouTube bllokon globalisht mediat e financuara nga Rusia  

Burimet i thanë The Journal se disa kompani po punonin për transferimin e drejtuesve jashtë Rusisë në përgjigje të kërcënimeve.

McDonald’s tha në një deklaratë të Martën e kaluar se, po mbyllte përkohësisht restorantet e saj dhe po ndalonte operacionet në Rusi. Ajo tha se do të vazhdojë të paguajë pagat e 62,000 punonjësve të saj në vend gjatë pauzës.

“Vlerat tona nënkuptojnë se ne nuk mund të injorojmë vuajtjet e panevojshme njerëzore që shpalosen në Ukrainë,” tha CEO Chris Kempczinski, duke shtuar, “Ndërsa ne ecim përpara, McDonald’s do të vazhdojë të vlerësojë situatën dhe të përcaktojë nëse kërkohet ndonjë masë shtesë.”

IBM dhe Yum Brands njoftuan gjithashtu javën e kaluar se do të pezullonin operacionet në Rusi.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0