Arrera Automobil, një brand automobili me inxhinier shqiptar - Business Magazine Albania

Arrera Automobil, një brand automobili me inxhinier shqiptar

sipermarres

Qendrim Thaqi, themeluesi i “Arrera Automobil” për Business Magazine Albania na konfirmon se me shasinë legjendare të Materazzi-it në thelbin e saj, të rafinuar nga pasardhësit e tij dhe të krijuar nga puna e shkëlqyer e Massiamiliano Silvestri, me dizajnin e jashtëm dhe të brendshëm vizionar të vet themeluesit z. Thaqi, modeli ARRERA TSX përfaqëson bashkimin harmonik të trashëgimisë dhe inovacionit. Praktikisht është një legjendë që sapo ka lindur.

Foto

 

Arrera Automobili njihet edhe si “The first Albanian Luxury Car” duke u krahasuar edhe me markat e njohura “Lamborghini” apo “Ferrari”, si ndiheni me këtë titull duke pasur parasysh se gjithmonë keni synuar ta promovoni makinën si produkt shqiptar?

Ështe një ndenjë e papërshkrueshme, ndonëse momentalisht është në makete, mirëpo është një lloj lindje, ri-lindje, manifestim i ëndrrës. Gjithmonë mundohem që projektet e mia t’i lidh me ndjenjën kombëtare, si nga promovimi i automobilit, emri dhe gjëra të tjera.

Ky artikull është publikuar në numrin 36 të revistës Businessmag

Abonohu për të lexuar artikullin!

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0