ARMO sërish në krizë prodhimi - Business Magazine Albania

ARMO sërish në krizë prodhimi


Është kthyer tashmë në një rreth vicioz menaxhimi i ARMO-s. As një vit nga protestat e fundit të punonjësve, janë rikthyer protestat e tyre, pasi sërisht rafineria është pa punë dhe rrjedhimisht edhe ata. Në deklaratat e punonjësve, ARMO nuk po punon pasi nuk ka naftë dhe Tosk Energji, kompania që administron ARMO-n ka ndërprerë punën. Shqetësimi i punojësve flet për një konfklit mes kompanisë administratore të ARMO-s dhe furnitorit me naftë bruoto Bankers Petroleum. Në përgjigjen dhënë punonjësve, Tosk Energji vëren se nuk është furnizuar nga Bankers Petroleum në mënyrë që rafineria të mund të punojë.

Bankers Petroleum Albania nga ana e saj, ka bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar se Tosk Energji ka shkelur disa herë kontratën vitin e kaluar duke vonuar pagesat dhe tërheqjen e naftës nga depot e Bankers.

Në deklaratë thuhet se, “Në disa raste, Tosk nuk ka paguar për sasitë e naftës së dakortësuara në kontratë çka ka krijuar vështirësi serioze për Bankers në zhvillimin e operacioneve të nxjerrjes së naftës, duke akumuluar stoqe të mëdha nafte dhe duke shkaktuar kosto shtesë”.

Sipas Bankers, “punonjësit e ARMO-s janë duke u përdorur si presion kundrejt kompanisë Bankers kur në fakt është pikërisht Tosk Energji që ka dështuar në përmbushjen e termave të kontratës dhe në mbajtjen e një marrëdhënieje korrekte ndërmjet dy bizneseve”.

Pas disa tratativash, Bankers vëres se, aktualisht, nuk ka asnjë kontratë shit-blerje për vitin 2019 ndërmjet Tosk Energji dhe Bankers, “sepse Tosk, gjatë tre muajve të fundit, ka refuzuar në mënyrë të pandershme ofertat e vazhdueshme të Bankers për vitin 2019”.

Lexo: Rikthehet kriza në Armo. Naftëtarët në këmbë drejt Tiranës

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0