Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipermarrjes, Arben Ahmetaj thote se brenda 2 muajve do te hiqet ekskluziviteti i fluturimeve. Keshtu raporton Ora News.
Deklarata e Ahmteaj eshte bere ne Komisionin e Veprimtarise Prodhuese, gjate diskutimeve per pr/ligji per turizmin.
“Kjo i jep mundesi hapjes se aeroporteve ne jug, ndersa brenda 4 muajve do te pastrojme te gjithe bregdetin”, tha Ahmetaj.
Ai u shpreh gjate fjales se tij, se synohet turizem gjithevjetor, duke rritur investimet permes dhenies me qera te tokave shteterore me 1 euro per 99 vjet, si dhe te mos lejohet zhvillimi kaotik ne kete sektor
“Synojme uljen e informalitetit dhe rritjen e cilesise se sherbimeve, por dhe te investimeve ne sektorin e turizmit. Pr/ligji vendos baza per standardizimin e hoteleve ne baze te yjeve”, tha ai.
Pak dite me pare, ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto duke fulor ne 10 vjetorin e TIA-s u shpreh shume optimist se se shpejti do te arrihet nje marreveshje qe ekskluziviteti mbi qiellin e Shqiperise te hapet duke ofruar me shume sherbime per qytetaret shqiptare .
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto