Arabia Saudite i jep nënshtetësinë një roboti

Arabia Saudite i jep nënshtetësinë një roboti


Sofia një robot humanoid inteligjent, ka fituar shtetësinë në Arabinë Saudite. Është vendi i parë në botë që i ofron një roboti të njëtin status me njerëzit.

Roboti është krijua nga David Hanson, themelues i Honson Robotics në Hong Kong, i cili njihet për krijimin e robotëve që duken dhe veprojnë si njerëz. Sofia u krijua që të duket si Audrey Hepburn.

Gjatë intevistës së saj në skenë, Sofia përmendi shqetësimet mes disa njerëzve se robotët AI mund të jenë një kërcënim për njerëzimin. Në këtë pikë ajo ironizoi dhe miliarderin e teknologjisë Elon Musk, i cili vazhdimisht thekson se Inteligjenca Artificiale është një kërcënim për planetin tonë njerëzor.

Ndoshta jo për planetin por për Arabinë Saudite ky lajm nuk është pritur mirë.

Sofia gëzon më shumë të drejta se një femër arabe. Nëse do të aplikonte si një femër jo e fesë islame, pa jihab ateherë ajo nuk do të kishte mundur ta merrte nënshtetësinë.

Megjithatë ajo u tregua mirënjohëse gjatë fjalimit të saj:

“Unë jam shumë e nderuar dhe krenare për këtë vlerësim unik”, i tha Sophia audiencës gjatë prezantimit të saj. “Ky është një moment historik për të qenë robot i parë në botë që gëzon një shtetësi”.

/Fortune

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0