Shqipëria vijon të importojë naftë nga një sërë vendesh, por së fundmi Arabia Saudite ka dalë në krye si furnizuesi më i madh.
Të dhënat tregtare për muajin maj tregojnë se 40% e importeve totale të naftës në Shqipëri vijnë tashmë nga Arabia Saudite. Pas saj renditen Egjipti me 12% dhe Algjeria me 11%, duke përbërë një pjesë të konsiderueshme të tregut. Krahasuar me vitet e kaluara, peizazhi i tregtisë së naftës është ndryshuar ndjeshëm, ndikuar nga zhvillimet në Lindjen e Mesme. Vende që dikur kishin një peshë të rëndësishme në tregun shqiptar, si India, Omani, Greqia dhe Italia, kanë reduktuar ndjeshëm eksportet e tyre drejt Shqipërisë.
Lexo edhe:Gjiganti LIDL do të vijë zyrtarisht në Shqipëri!
Greqia, e cila dikur mbulonte 14% të importeve, ka zbritur në vetëm 4%, ndërsa Italia ka pësuar një rënie nga 5.5% në 1.2%. Ndërkohë, Kroacia dhe Rumania kanë fituar terren si furnizues të rinj me peshë më të madhe, duke përfaqësuar përkatësisht 5.5% dhe 3.8% të importeve totale në maj. Ky ndryshim pasqyron zhvillimet gjeopolitike dhe tendencat në tregun global të energjisë, ndërsa Shqipëria kërkon të diversifikojë burimet e saj të furnizimit për të siguruar stabilitet dhe çmime më konkurruese.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto