Apple prezanton Iphone 12, më rezistenti nga të gjithë dhe i pajisur me rrjetin 5G - Business Magazine Albania

Apple prezanton Iphone 12, më rezistenti nga të gjithë dhe i pajisur me rrjetin 5G

Apple ka prezantuar zyrtarisht iPhone 12 dhe shfaqja u ndoq nga miliona njerëz nga e gjithë bota. Smartphone është krijuar me skaje të rrumbullakosura që duken të ngjashme me iPad Pro dhe mund të lidhet me rrjetin 5G. Kjo bën që iPhone12 të ketë qasje në “ultrawide Verizons 5G”, i cili është sistemi më i shpejtë në botë, me mbi 4 Gigabajt në sekondë.

IPhone 12 gjithashtu ka një shtresë të papërshkueshme nga nxehtësia dhe energjia elektrike dhe e bën atë më rezistent. Së bashku me iPhone 12, Apple njoftoi tre smartphone të tjerë duke përfshirë iPhone 12 Pro, iPhone Pro Max dhe iPhone Mini. Aparati i ri do të jetë në shitje duke filluar me një çmim nga 699 dollarë. Apple është e gatshme për të marrë edhe porosi, duke nisur që nga 18 tetori, me një tarifë prej 799 dollarë.

LEXO: IPhone 12, telefoni që mund të ndryshojë të ardhmen e komunikimit

Gjiganti i teknologjisë tregoi familjen e re iPhone 12, e cila përfshin pajisjen kryesore, iPhone Pro dhe Pro Max. IPhone 12 ka një ekran 6.1 inç por tani përfshin një panel të ri Super Retina XDR OLED që prodhon ngjyra më të ndritshme dhe më të gjalla, me shkëlqim deri në 1,200 njësi dhe rezolucion të dyfishtë sesa pajisjet e mëparshme iPhone. Përdoruesit mund të zgjedhin edhe mes dy ngjyrave të reja – blu dhe një jeshile pastel.

Daily Mail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0