Apple po planifikon të ndërtojë një iPhone pa asnjë portë karikimi - Business Magazine Albania

Apple po planifikon të ndërtojë një iPhone pa asnjë portë karikimi

Apple po planifikon të ndërtojë një iPhone pa asnjë portë karikimi

Gjashtë muaj pas lançimit të iPhone 16, thashethemet për iPhone-in e ri nisin të qarkullojnë: A po vjen një iPhone 17 Air pa porta karikimi?

Gjashtë muaj pas prezantimit të iPhone 16, po dalin në sipërfaqe të parat zëra për atë që Apple mund të ketë në plan për shtatorin e ardhshëm, kur pritet të lançojë modelet e reja të iPhone. Në krye të listës së risive që përfliten është një model i ri – iPhone 17 Air – që mund të jetë jashtëzakonisht i hollë dhe madje pa asnjë portë karikimi.

Një nga pengesat e supozuara për krijimin e një iPhone-i pa porta ishte legjislacioni i Bashkimit Evropian mbi karikuesit universalë. Megjithatë, kjo nuk përbën më një problem. Sipas një raportimi të 9to5Mac dhe konfirmimit nga CNET, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Federica Miccoli, sqaroi se Apple është e lirë të krijojë një iPhone që mund të karikohet vetëm përmes teknologjisë wireless MagSafe. Apple ende nuk ka dhënë koment nëse po mendon realisht të krijojë një iPhone pa porta.

Nëse keni përdorur iPhone më gjatë se një vit, padyshim ju kujtohet kabulli Lightning – tashmë i hequr nga përdorimi. Apple u detyrua ta braktiste këtë teknologji të vetën të karikimit për shkak të rregullave të reja të BE-së, që kërkojnë që të gjitha pajisjet e vogla elektronike të kenë porta karikimi USB-C.

Por kjo nuk do të thotë që një pajisje duhet medoemos të ketë USB-C. Udhëzimet e lëshuara nga Komisioni Evropian vitin e kaluar në kuadër të direktivës për karikuesit e përbashkët theksojnë se është e lejuar që një pajisje të shitet me mundësi karikimi vetëm përmes wireless. Pra, edhe pse USB-C është standardi i vetëm i lejuar për karikim me kabull, kompanitë mund të zgjedhin të mos përdorin fare një portë karikimi.

Por a do ta bëjë vërtet Apple këtë hap? Është e mundur, por pak e besueshme për momentin – dhe për disa arsye, që kanë të bëjnë kryesisht me prioritetet aktuale të dizajnit të kompanisë.

Lexo edhe:Tirana mirëpret 500 investitorë në Match Maker 2025 – Shqipëria në hartën globale të investimeve!

“Ka pasur gjithmonë idenë se një iPhone pa butona dhe porta ishte qëllimi përfundimtar kur Jony Ive drejtonte dizajnin te Apple”, tha analisti Ben Wood. “Qasja e tij minimaliste çoi në heqjen e butonit ‘Home’ dhe portës SIM në SHBA, ku tani iPhone funksionon vetëm me eSIM.” Por që prej largimit të Ive, kjo filozofi është zbutur. Për shembull, iPhone 16 shtoi një buton të ri për kontrollin e kamerës – një hap larg minimalizmit të pastër.

Për më tepër, modelet e fundit të iPhone janë bërë më “të rëndë” në dizajn për shkak të moduleve gjithnjë e më të mëdha të kamerave. Edhe pse telefonat po bëhen gjithnjë e më të hollë, ekziston një kufi fizik: porta USB-C ka një madhësi minimale prej 2.6 mm. Pra, sado që Apple të përpiqet të bëjë pjesën tjetër të telefonit më të hollë, porta mbetet një pengesë fizike.

Dhe më tej, edhe pse MagSafe ofron karikim wireless, porta USB-C mbetet thelbësore për funksione të tjera. Nuk bëhet fjalë vetëm për karikim. Shpesh, përditësimet e softuerit apo transferimet e të dhënave përmes wireless dështojnë – dhe në këto raste, i vetmi shpëtim është një lidhje fizike me kompjuterin. Pa portë, një iPhone 1000+ euro mund të mbetet një pajisje e bukur vizualisht, por e papërdorshme kur has probleme softuerike.

“Është e vështirë të besohet se ndonjë kompani do të heqë këtë portë në një të ardhme të afërt, duke qenë se ajo është e domosdoshme për rikuperim të sigurt dhe akses në pajisje në rast dështimi të softuerit”, shtoi Wood.

Një iPhone pa porta karikimi mund të duket joshës në teori – dizajn i pastër, më shumë rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit – por për sa kohë që Apple nuk zbulon ndonjë zgjidhje teknologjike revolucionare që i kapërcen këto kufizime, duket e pamundur që të shohim një iPhone pa USB-C për një kohë të afërt.

cnet

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0