Apple pritet të prezantojë iPhone-in e saj të parë të palosshëm menjëherë pas lançimit të iPhone 18, një hap që sipas ekspertëve mund të shënojë një kthesë të madhe në tregun global të smartfonëve.
Sipas parashikimeve, pajisja e re – e cila në treg mund të prezantohet me emra si “iPhone Fold” ose “Ultra”, do të përfaqësonte inovacionin më të rëndësishëm të Apple në dizajn që nga transformimet e mëparshme të linjës iPhone.
Lexo edhe:€22 milionë për një reklamë? LEGO bën bashkë Messin, Ronaldon, Mbappén dhe Vinícius Jr!
Ky ndryshim i madh në formë dhe funksionalitet mund të përkojë edhe me 50-vjetorin e themelimit të kompanisë nga Steve Jobs, më 1 prill 1976, duke i dhënë lançimit një simbolikë të veçantë historike.
Në fillim të marsit, një analizë nga Barclays sugjeroi se iPhone-i me ekran fleksibël ishte planifikuar fillimisht për gjysmën e parë të vitit 2026. Megjithatë, prezantimi mund të shtyhet për në pjesën e dytë të vitit, ndërsa dalja në treg pritet në fillim të vitit pasardhës.
Nga ana tjetër, të dhënat e IDC tregojnë se hyrja e Apple në segmentin e pajisjeve foldable mund t’i sigurojë kompanisë mbi 20% të tregut që në vitin e parë. Aktualisht, ky segment dominohet nga Samsung me rreth 40% të tregut, i ndjekur nga Huawei me afërsisht 30%.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto