Apple mbledh ekipin sekret me qindra punonjës për të sjellë setin e syzeve dhe kufjeve VR - Business Magazine Albania

Apple mbledh ekipin sekret me qindra punonjës për të sjellë setin e syzeve dhe kufjeve VR

syzeve dhe kufjeve VR

Prej një dekade tashmë, Apple ka eksploruar teknologjinë e realitetit virtual dhe realitetit të shtuar, por me shpërthimin në popullaritet të realitetit virtual me lançimin e ARKit, duket se objektivi i Apple po bëhet më serioz dhe në 2022-shin pritet që kompania të lançojë produktin e saj AR/ VR.

Apple thuhet se ka ngritur një ekip kërkimor sekret me qindra punonjës që punojnë në AR dhe VR dhe është duke eksploruar mënyrat se si teknologjitë në zhvillim mund të përdoren në produktet e ardhshme të Apple. Punësimi në fushën e VR/AR është rritur gjatë viteve të fundit dhe Apple ka blerë kompani të shumta AR/VR ndërsa vazhdon punën e saj në këtë fushë. 

Apple thuhet se është duke punuar në të paktën dy projekte të realitetit të shtuar dhe atij virtual që përfshijnë sjelljen në treg të një palë kufjeve të realitetit të shtuar që do të dalin në treg rreth vitit 2022, produkt ky që do të pasohet nga një palë syze të realitetit të shtuar që do të vijnë në një datë të mëvonshme. 

Lexoni: Aksionet e Tesla, Apple dhe Amazon në dorën tuaj. BKT sjell platformën ku mund të investoni në bursat botërore me një klik

Analisti i Apple, Ming-Chi Kuo beson se kufjet e “realitetit të përzierë” të Apple do të dalin në fund të vitit 2022 ose në fillim të 2023, me Apple Glasses që do të pasohen në 2025, megjithëse burime të tjera kanë thënë se syzet do të vijnë në vitin 2023. 

Kufjet flitet se do të jenë të ngjashme me kufjet e realitetit virtual të Oculus Quest të Facebook, por me një dizajn më elegant që përdor pëlhura dhe materiale të lehta për të siguruar që kufjet të jenë sa më të rehatshme. 

Thuhet se seti i kufjeve dhe syzeve do të përmbajë dy ekrane me rezolucion të lartë dhe kamera që do t’i lejojnë përdoruesit të shohin njerëz të tjerë që qëndrojnë përpara dhe pas objekteve virtuale. Seti do të jetë në gjendje të detektojë sipërfaqet, këndet dhe dimensionet e dhomave me “saktësi më të madhe se pajisjet ekzistuese në treg”. Do të ketë një ekran më të avancuar dhe një çip që është edhe më i shpejtë se procesori M1 në Mac 2020.

/macrumors

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0