Apple, marka më e fuqishme e ekosistemit! - Business Magazine Albania

Apple, marka më e fuqishme e ekosistemit!

Duke u bazuar te mësimet nga Apple, David Taylor, themelues i brandgym, ndan pesë faktorë kryesorë të suksesit të markave të ekosistemit.

Në fillim të gushtit 2025, Apple raportoi të ardhura rekord prej 27 miliardë dollarësh nga shërbimet, një rritje prej 13%. Shërbime si Apple Pay, iCloud dhe Apple TV+ përbëjnë tashmë gati 30% të të ardhurave të kompanisë. Kjo e bën Apple një shembull të shkëlqyer të një “marke ekosistemi”, të përkufizuar nga WARC si: “Një grup i ndërlidhur produktesh, shërbimesh dhe përvojash për të plotësuar një gamë të gjerë nevojash të konsumatorëve në një mënyrë të integruar dhe koherente.” Marka të tilla nuk shesin thjesht produkte, por një mënyrë jetese të ndërlidhur. Apple ka arritur të ndërtojë një ekosistem ku çdo hallkë lidhet natyrshëm me tjetrën. Shembull: autori i këtij shkrimi e ka nisur blogun nga një iPhone në aeroport, duke përdorur Apple Wallet për boarding pass, Apple Pay për pagesën e Uber-it, dhe App Store për aplikacionin.

Lexo edhe:Meta sfidon realitetin, Zuckerberg prezanton syzet e reja inteligjente me AI

Si ndërtohet një markë e fuqishme ekosistemi? Pesë mësime nga Apple

1. Nise nga një bërthamë e fortë

Çdo ekosistem i suksesshëm ndërtohet mbi një produkt bazë që fiton besimin e klientit. Për Apple, kjo ishte fillimisht kompjuteri Mac, por sot është iPhone, porta kryesore drejt ekosistemit. Vetëm ky produkt sjell mbi 200 miliardë dollarë shitje në vit, duke përfaqësuar gjysmën e të ardhurave totale të kompanisë.
Amazon bëri të njëjtën gjë duke filluar me librat, e më pas duke zgjeruar gamën e produkteve dhe shërbimeve si Amazon Prime.

2. Krijo çelësin e aksesit

Në zemër të ekosistemit të Apple është Apple Account (dikur Apple ID). Ky kombinim emaili e fjalëkalimi hap derën e të gjithë shërbimeve të lidhura. Vlerësohet se ekzistojnë mbi një miliard Apple Accounts, duke qenë se ka më shumë se 2 miliardë pajisje Apple në përdorim.
Po ashtu, Apple Pay është një tjetër çelës kyç. Sot mbi 785 milionë përdorues e kanë aktivizuar atë për pagesa të shpejta me një prekje ose njohje fytyre.

3. Ndërto një botë marke dalluese

Markat e fuqishme të ekosistemit shkojnë përtej funksionalitetit. Ato krijojnë një univers unik vizual e emocional që ndjehet në çdo pikë kontakti me klientin. Minimalizmi dhe intuitiviteti i Apple janë shembulli perfekt.
Edhe Nike e ka ndërtuar një ekosistem të tillë përmes programit të saj të anëtarësimit: aplikacione, përvoja ekskluzive, produkte të veçanta, shpërndarje falas.

4. Ofron një shërbim pa ndërprerje

Sekreti i një ekosistemi nuk është vetëm gjerësia e shërbimeve, por edhe lidhja fluide mes tyre. Apple është standardi i artë i kësaj qasjeje. Një Apple ID hap gjithçka dhe përdoruesi ka ndjesinë e një kompanie unike që qëndron pas gjithë produkteve.
Në kontrast, Microsoft shpesh ofron përvoja fragmentare, duke detyruar përdoruesit të rilogohen disa herë dhe duke i bombarduar me mesazhe teknike të pakuptueshme.

5. Shtrije përvojën në botën fizike

Apple ishte ndër të parët që ndërtoi hapësira fizike të dedikuara për markën: Apple Stores. Ato janë vende për të provuar produkte, për të marrë shërbim dhe për të blerë. Por mbi të gjitha, janë një burim fitimi: me 6,000 dollarë shitje për metër katror, dyfish më shumë se Tiffany & Co dhe 17 herë mbi mesataren e tregtisë me pakicë. Çelësi për të ndërtuar një markë të fuqishme ekosistemi është të ofrosh një përvojë të lidhur, dalluese dhe të thjeshtë për klientin. Apple ka treguar se kjo qasje jo vetëm i mban konsumatorët të lidhur, por gjeneron edhe fitime të qëndrueshme.
Prandaj, nuk është e habitshme që Apple mbetet marka më e plotë e ekosistemit në botë – dhe me gjasë do të vazhdojë të forcohet edhe më shumë në vitet që vijnë.

warc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mos ndiq pararatë, ndiq pasionin.”
— Tony Hsieh
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0