Apple kërkon dëmshpërblim nga krijuesi i lojës Fortnite

Apple kërkon dëmshpërblim nga krijuesi i lojës Fortnite

Apple Fortnite

Apple i është përgjigjur pretendimeve të krijuesit të lojës Fortnite, i cili e akuzon për monopol.

Në përgjigje të një padie dërguar nga Epic Games në gusht, Apple i quajti argumentet si interes i pastër nga Epic.

Kompania refuzoi idenë se komisionin 30% që merr për blerjet dixhitale brenda aplikacioneve është anti-konkurrues dhe se përplasja mes dy kompanive është thjesht mosmarrëveshje parash.

Lexoni: Epic Games i kërkon gjykatës të ndalojë “hakmarrjen” e Apple

Apple tha se Epic ka shkelur kontratën dhe kërkoi dëmshpërblim. Beteja ligjore mes dy kompanive erdhi pasi Fortnite ofroi zbritje për monedhën e saj virtuale për blerjet e bëra jashtë App Store duke anashkaluar komisionin 30% të Apple.

Në përgjigje Apple bllokoi aplikacionin Fortnite dhe përditësimet e tij në App Store. Kompania tha se do të lejonte Fortnite të riktheheht nëse opsioni i pagesave direkte jashtë aplikacionit hiqej.

Por Epic ka refuzuar duke përsëritur se Apple është monopol. Në padinë e saj, Apple tha se Epic ka përfituar nga promovimi i Apple duke fituar 600 milionë dollarë përmes App Store.

Apple akuzoi firmën, për të cilën theksoi se mbështetet nga gjigandi kinez Tencent, se kishte kërkuar një marrëveshje të veçantë përpara se të shkelte kontratën. Megjithatë në një dëgjesë përballë Kongresit Amerikan, Apple u akuzua për kontroll të egër ndaj App Store.

Bashkimi Evropian gjithashtu po heton nëse praktikat e Apple shkelin rregullat e konkurrencës ndërsa kompania i ka mohuar ato pretendime.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0