Apple Inc. deklaron blerjen e Emotient

Apple Inc. deklaron blerjen e Emotient


Apple Inc. deklaroi blerjen e startup-it të inteligjencës artificiale Emotient. Emotient ështe një kompani e specializuar në  teknologjinë e njohjes së emocioneve të fytyrës  kur ne shohim video ose imazhe. Apple ka konfirmuar blerjen e Emotient pa dhënë informacione mbi termat e marrëveshjes.

Inteligjenca  Artificiale është kthyer në një fushë strategjike për kompaninë më të madhe në botë.  Apple ka qëllim për të ndërtuar programe të zgjuara për t’ju shtuar  programeve ekzistuese. Apple ka filluar të punësojë më shumë njerëz që i përkasin fushës së Inteligjencës Artificiale dhe ka blerë 2 startup-e të reja muajt e fundit siç është Perceptio dhe VocallQ, që i përkasin së njëjtës degë.

Aftësia për të lexuar emocionet nëpërmjet kompjuterit hap një hapësirë të re zhvillimi në disa drejtime. Duke filluar nga aplikacionet që ndryshojnë në varësi të humorit të personit, apo mjete për të studiuar se si media ndikon në gjendjen mendore të individit. Emotient është themeluar nga 6 kërkues të Universitetit të Kalifornisë në San Diego dhe ka marrë patenta për fushat e përdorimit të Inteligjencës Artificiale për të lexuar imazhet dhe të deshifrojë nëse një person tërhiqet nga një tjetër. Ky ekip ka fituar një patentë tjetër për sa i përket dallimit të tonit të bisedës dhe automatikisht sugjeron çfarë mund të thuhet për ta përmirësuar raportin.

Teknologji Premtuese

Marrëveshja me Emotient, që u raportua më parë nga Wall Street Journal, konfirmon strategjinë e re të Apple për të blerë kompani premtuese për teknologjinë dhe për t’i integruar ato në pajisjet e së ardhmes. Blerjet e mëparshme të startup-eve nga Apple.Inc kanë ndikuar në zhvillim e produkteve si Siri, iTunes, gjysmëpërçuesit brënda iPhone, iPad dhe shërbimeve të kërkimit në hartë.

Gjigandë të tjerë teknologjikë si Microsoft po zhvillojnë kërkime për njohjen e emocioneve nëpërmjet teknologjisë. IBM gjithashtu ka zhvilluar produkte që mund të gjejnë emocionet e njerëzve nëpërmjet tonit të zërit.

Startup-e të tjera si Tealeyes dhe Waltham me bazë në Londër, Affectiva me bazë në Massachusetts  ashtu si Emotient po përdorin Inteligjencën Artificiale për të dalluar emocionet e njerëzve nëpërmjet teknologjisë. Emotient ka nxjerrë dhe versionin off-line të produktit. Zhvillimi i kësaj fushe është në hapat e parë, më shumë startup-e të tilla do dalin në treg në të ardhmen.

/Bloomberg/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0