Apple gati për të lançuar tabletën e mençur të montuar në mur me AI - Business Magazine Albania

Apple gati për të lançuar tabletën e mençur të montuar në mur me AI

Që nga marsi i vitit 2025, iPhone pritet të nxjerrë një tabletë që mund ta montoni në mur, të kontrolloni pajisjet e shtëpisë, të bëni video thirrje dhe natyrisht të përfshijë Apple Intelligence.

Pajisja thuhet të ketë një ekran prekës 6-inç, por pritet që, si një HomePod, ajo do të kontrollohet me zë, përmes Siri, Apple Intelligence, ose një sistemi të ardhshëm të quajtur “App Intents” që lejon AI-në të kontrollojë aplikacionet. Ajo thuhet se funksionon me një sistem të ri operativ, me sensorë për të zbuluar sa afër është një person, por do të ketë edhe aplikacione tradicionale të Apple si Safari, Apple Music, Notes dhe Calendar.

“Qendra e komandave për shtëpinë” e Apple duket se është menduar si një konkurrent i Echo Hub të Amazon dhe Nest Hub të Google, prandaj pritet të ketë një çmim të ngjashëm (dmth. $100 deri në $250). Megjithatë, Apple gjithashtu po punon për një iPad në një krah robotik që do t’ju  ndiqte  rreth dhomës, i cili mund të kushtojë rreth $1000.

TECHCRUNCH

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0