Aplikoni për t'u bërë pjesë me startup-in tuaj në Betapitch Tirana

Aplikoni për t’u bërë pjesë me startup-in tuaj në Betapitch Tirana


BETAPITCH rikthehet në Tiranë për të tretin vit më 5 Tetor 2018 në kërkim të startup-ve më të mira në qytet! 10 startup-et më të mira do të dalin në skenë për të bërë pitch para jurisë për çmimin kryesor – një udhëtim në Berlin!

Fituesi shkon në Berlin më 15 Nëntor për të zhvilluar takime private në Ditën e Investitorëve dhe të konkurrojë me pjesën tjetër të fituesve në finalet globale BETAPITCH.

Vitin e kaluar fitoi startup-i Tikapps dhe ITforEquality.

Tikapps është një startup mbi realitetin e shtuar dhe ITforEquality, startup që bën karrige smart me rrota.

Për të aplikuar me startup-in tuaj klikoni këtu.

Rreth BETAPITCH

BETAPITCH është një konkurs global për startup-et e iniciuar nga betahaus, që sot zhvillohet në vendet partnere në mbarë botën. Fituesi i çdo konkursi lokal fiton mundësinë për të shkuar në Berlin, të bëjë network dhe të takojë partnerët në Ditën e Investitorëve që zhvillohet më 15 Nëntor 2018 dhe të bëjë pitch kundër finalistëve globalë për çmime më të mëdha.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0