Aplikoni për një grant udhëtimi nëpër Europë - Business Magazine Albania

Aplikoni për një grant udhëtimi nëpër Europë


Dëshironi të udhëtoni nëpër Europë për të takuar njerëz të rinj dhe për t’i kuptuar ata më mirë? Jeni 17 deri në 27 vjeç dhe po kërkoni një mënyrë për të financuar udhëtimin tuaj? Atëherë ju mund të aplikoni për një grant udhëtimi të Fondacionit Schwarzkopf deri në 19 Mars.

Me dhënien e granteve të udhëtimit Fondacioni Schwarzkopf synon të tërheqë të rinjtë e interesuar për të vizituar Europën. Udhëtimi juaj duhet të jetë i motivuar nga dëshira e eksplorimit të Europës dhe vullneti personal për të dokumentuar eksperiencën tuaj të udhëtimit. Afati i fundit i aplikimit është data 19 mars 2017. Të gjithë të rinjtë e moshës 17 dhe 27 vjeç me banim në një nga 47 shtetet Europiane mund të aplikojnë për këtë grant udhëtimi. Ne i inkurajojmë të rinjtë e të gjithë përkatësive të aplikojnë!

Udhëtimi zgjat tre deri në gjatë javë. Për ata që janë të regjistruar në një nga programet e praktikës apo trajnimit që ne ofrojmë, nëse është e nevojshme, mund të shkurtojmë kohëzgjatjen e udhëtimit në dy javë.

Mësoni më shumë në lidhje me grantet e ndryshme të udhëtimit dhe aksesoni formularin e aplikimit online Këtu!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0