Me dhënien e granteve të udhëtimit Fondacioni Schwarzkopf synon të tërheqë të rinjtë e interesuar për të vizituar Europën. Udhëtimi juaj duhet të jetë i motivuar nga dëshira e eksplorimit të Europës dhe vullneti personal për të dokumentuar eksperiencën tuaj të udhëtimit. Afati i fundit i aplikimit është data 19 mars 2017. Të gjithë të rinjtë e moshës 17 dhe 27 vjeç me banim në një nga 47 shtetet Europiane mund të aplikojnë për këtë grant udhëtimi. Ne i inkurajojmë të rinjtë e të gjithë përkatësive të aplikojnë!
Udhëtimi zgjat tre deri në gjatë javë. Për ata që janë të regjistruar në një nga programet e praktikës apo trajnimit që ne ofrojmë, nëse është e nevojshme, mund të shkurtojmë kohëzgjatjen e udhëtimit në dy javë.
Mësoni më shumë në lidhje me grantet e ndryshme të udhëtimit dhe aksesoni formularin e aplikimit online Këtu!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto