Aplikimet në skemën e granteve në bujqësi të hapura deri me 11 Prill - Business Magazine Albania

Aplikimet në skemën e granteve në bujqësi të hapura deri me 11 Prill

bujqësi

Në ditën e parë të hapjes së thirrjes për skemat mbështetëse të bujqësisë, kanë aplikuar sa 40% e aplikantëve të vitit 2022.

Ministrja Krifca e cilësoi këtë  një rezultat të rritjes së besimit të fermerëve tek skema. “Këtë fakt e tregon edhe numri i aplikimeve në 24 orët e para të hapjes së thirrjes për Skemën Kombëtare të këtij viti. Deri tani ka shkuar në 22 mijë numri i fermerëve që kanë aplikuar për të përfituar nga Skema Kombëtare e mbështetjes në Bujqësi 2023. Kjo shifër është rreth 40% e numrit total të aplikimeve të regjistruara në vitin 2022 që ishin 49 mijë”, u shpreh Krifca.

Sipas të dhënave, Korça është qarku që regjistron numrin më të lartë të aplikimeve me mbi 3500 aplikime, ndjekur nga Fieri dhe Vlora. Skema e naftës falas ka tërhequr interes të lartë, pasi rezulton se vetëm në ditën e parë kanë aplikuar 7 676 fermerë nga 12 qarqet e vendit.

Aplikimet e ditës së parë janë kryer për një sasi nafte prej 1 679 813 litra naftë.

Lexo: Treg i ri agroushqimor në Farkë, Veliaj: Do promovohen produktet “Made in Albania”

Skema kombëtare ofron nëntë masat mbështetëse, me zero dokumente dhe zero kosto dhe që mbulon pothuajse gjithë sektorët: blegtori, bletari, bimë mjekësore, ferma organike, certifikim Global GAP.

Fermerët kanë afat të aplikojnë për mbështetje në Skemën Kombëtare 2023 deri në datën 11 prill të këtij viti.

Aplikimet mund të kryhen online përmes portalit e-Albania  apo pranë Agropikave dhe zyrave bujqësore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0