Aplikacioni i ri i Kim Kardashian është "Shazami i modës"

Aplikacioni i ri i Kim Kardashian është “Shazami i modës”


Shpesh kur jeni në Instagram, shikoni miq apo njerëz të famshëm me veshje fantastike. Dhe ti mendon me vete, ku i gjejnë këto veshje dhe si mund t’i kem dhe unë.

Falë aplikacionit të ri të quajtur ScreenShop, ju mund të ngarkoni një foto dhe automatikisht aplikacioni do t’ju jap sugjerime se ku mund t’i bleni këto rroba. Ndryshe quhet “Shazami i modës”.

Kim Kardashian West e pëlqen kaq shumë këtë app saqë vendosi t’i bashkohej skuadrës si këshilluese. “Unë kam punuar me ekipin e ScreenShop për të ndihmuar në përcaktimin e konceptit dhe përvojës së përdoruesit për më shumë se një vit. ”

Aplikacioni u lançua nga katër inovator të rinj, duke përfshirë sipërmarrësin izraelit Jonathan Caras. “Një person i vetëm nuk mund të ndërtoj një kompani të suksesshme,” tha ai gjatë një interviste. “Ka më shumë gjasa të dështosh me një themelues sesa me shumë.”

Por, a funksionon aplikacioni ScreenShop në të vërtetë?

Sot ne e morëm atë për një provë duke përzgjedhur disa foto nga njerëz të famshëm në Instagram.

I thjeshtë në përdorim, mjafton të ngarkoni foton, klikoni mbi të dhe menjëherë dalin sugjerime me veshjet që foto përmban, nga këmbët deri te koka.

https://screenshopit.com/#howitworks

Ndërsa algoritmi i aplikacionit përmirësohet me kalimin e kohës, Kardashian West thekson se ndonjëherë “veshja e ngjashme” është po aq e mirë sa ajo e vërteta.

“Unë ndjek shumë nga llogaritë në Instagram të frymëzuara nga vitet ’90 dhe kur shoh një veshje cool, unë e ruaj atë dhe shkoj drejt në aplikacionin tim ku kërkoj veshje të ngjashme”, shpjegoi Kim.

/FromTheGrapeVine

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0