Aplikacioni që rendit viruset më të rrezikshme për njerëzit - Business Magazine Albania

Aplikacioni që rendit viruset më të rrezikshme për njerëzit

Një aplikacion në internet, i quajtur SpillOver, klasifikon viruset me origjinë të egër në bazë të rrezikut të tyre për njerëzit dhe të përhapjes e nga një kafshë mbartëse te njerëzit, Pothuajse 900 janë identifikuar: midis 12 më të rrezikshmit janë edhe SarsCov2, së bashku me viruset Lassa dhe Ebola. Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë, e shpjegojnë këtë në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave (PNAS).

Për të realizuar këtë punë, shkencëtarët ekzaminuan studimet e bëra deri më tani dhe bashkuan një grup ekspertësh për të identifikuar viruset më të rëndësishme, bartësit e tyre dhe faktorët e rrezikut mjedisor.

Duke i bashkuar të gjitha këto, ata krijuan një bazë të dhënash me 887 viruse të egra që përbëjnë një kërcënim për njerëzit: midis 12 më të rrezikshmëve janë edhe SarsCov2, së bashku me viruset Lassa dhe Ebola. Viruset e zbuluara rishtas kanë marrë, në këtë renditje, rezultate më të larta se të tjerët tashmë të njohur.

Baza e të dhënave mund të përditësohet vazhdimisht për të përmirësuar tërësinë dhe saktësinë e informacionit dhe mund të jetë e dobishme në parashikimin e epidemive të ardhshme.

ANSA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0