Aplikacioni i gjeneratës Web3 që të shpërblen për çdo hap, vjen për herë të parë në Shqipëri - Business Magazine Albania

Aplikacioni i gjeneratës Web3 që të shpërblen për çdo hap, vjen për herë të parë në Shqipëri

ViAL

Të përdorni aplikacionin ViAl është i thjeshtë. Ju mundëson të ecni përpara sa më shumë dhe kjo përmes një shpërblimi.

Hapat tuaj kanë vlerë: për ju, mirëqenien tuaj shëndetësore dhe fizike, por gjithashtu edhe për komunitetin rreth jush.

Me pak fjalë: ju ecni, ViAl ju nxit me forma të ndryshme. Pse? Sepse do të jeni më të lumtur. Shëndeti juaj do të përmirësohet. Do të kaloni më shumë kohë jashtë. Do të ndiheni më energjikë. Dhe të gjithë ne duam një planet plot me njerëz të tillë.

Si ta arrijmë këtë gjë?

Një ekip po punon për të ndërtuar ViAl, si një aplikacion të thjeshtë, që funksionon duke matur dhe verifikuar hapat tuaj dhe duke ju shpërblyer nëpërmjet algoritmit të saj unik. Hapat tuaj do të konvertohen fillimisht në pikë virtuale, të quajtura ViAl points dhe më pas këto pikë do shërbejnë si mjet këmbimi për të aksesuar produkte dhe shërbime të ndryshme në Ankandin dhe Marketplace-in, që pritet të vijë së shpejti.

Sa më shumë të ecni, të vraponi, të kërceni, të djersiteni dhe të digjni kalori, aq më të shëndetshëm bëheni, aq më të mira do te jenë shpërblimet nga ViAl.

Çfarë bëhet me të dhënat e mia?

Vial premton se nuk nuk do t’i shesë të dhënat tuaja kurrë. Për ta përforcuar këtë deklaratë, pjesë e vizionit të saj është  implementimi i ViAl ID (self-sovereign identity), ViAL do mundësojë që ju të monetizoni të dhënat që ndani me palët e treta.

Si llogariten hapat e mia?

Mekanizmi që ViAl ka zgjedhur të përdorë për të matur hapat është një integrim me Google Fit dhe Apple Health.

Lexo: Katër mënyra për të kuptuar se telefoni juaj po përgjohet

E ardhmja e Vial?

ViAl do të prezantojë një mënyrë të re dhe emocionuese për të shpenzuar ViAl points që fitoni, duke ecur me aplikacionin ViAl: Walk to Earn. Ky shërbim i ri në aplikacion quhet auction (ankandi). Pra, çfarë është Auction i ViAl? A ia vlen ai dhe si funksionon?

Ankandet në ViAl ju japin mundësinë për të përfituar produkte/shërbime përmes pikëve që fitoni nga përdorimi i aplikacionit Walk to Earn.

Procesi se si funksionon ankandi është i thjeshtë. Bizneset që janë pjesë e rrjetit të ViAl ofrojnë disa oferta çdo javë. Pasi produktet të jenë ofruar ne këtë seksion brenda aplikacionit, përdoruesit e aplikacionit mund të ofrjnë ViAl Points thjesht duke shtypur butonin “Bid” dhe duke ofruar më shumë pikë se oferta e mëparshme. Koha për të fituar produktin/shërbimin që mund të jetë në dispozicion është e kufizuar. Me mbarimin e kohës së ofertës, personi që ka dhënë ofertën më të lartë fiton produktin/shërbimin.

Krahas ankandeve, ViAl do të sjellë edhe një tjetër cilësi të re, e cila do të jetë Marketplace. Marketplace do të jetë “tregu kryesor”, ku bizneset shqiptare do të ofrojnë produktet/shërbimet e tyre me ulje për përdoruesit e aplikacionit të ViAl, duke fuqizuar kështu një ekonomi të qëndrueshme, e cila bazohet në levizje.

Shkarkoni Vial sot në Play Store dhe App Store. Hapa të vegjël për të sjellë impakt të dukshëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0