Aplikacioni DUA.COM i bërë thirrje gjigantit teknologjik Google që ta njoh Kosovën në platformat e saj.
Bashkë me këtë thirrje është nisur edhe një peticion në internet.
Peticioni që kërkon të vendosë Kosovën në produktet e kompanisë Google ka arritur mbi 20 mijë nënshkrime deri tani.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohur pavarësinë e Kosovës prej vitit 2008, por jo dhe korporatat e mëdha të këtij shteti.
Lexo edhe: Paditet Twitter, u mbeti borxh 500 milionë dollarë punonjësve të pushuar nga puna
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 15 vite nga njohja e pavarësisë, Kosova, megjithëse ka përqindjen më të madhe të përdorimit të internetit në Evropë (96.6%), vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë pa qasje të plotë në platforma globale
Për të nënshkruar këtë peticion, mund të klikoni këtu.
Muaj më parë ishte nisur gjithashtu një peticion tjetër ndaj kompanisë Google për ta njohur gjuhën shqipe në dy platformat e këtij rrjeti teknologjik në atë Google Ads dhe Google Adsense.
Nismëtari i këtij peticioni ndaj Google ishte Elton Heta një Web Developer dhe ekspert në IT i cili tha në një intervistë për Business Magazine se ky peticion që nisi vitin e kaluar synon që të mundësojë për çdo shqipfolës njohjen e gjuhës shqipe nga dy platformat e Google.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.