APD/ Themelohet laboratori i parë në vend mbi strategjinë “Shqipëria Qendër Logjistike Rajonale 2025-2023” - Business Magazine Albania

APD/ Themelohet laboratori i parë në vend mbi strategjinë “Shqipëria Qendër Logjistike Rajonale 2025-2023”

ADP

Autoriteti Portual Durrës ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me “Digitsapiens” me qëllim krijimin e një laboratori, të parin e këtij lloji në vendin tonë, që do të mbështesë strategjinë “Shqipëria Qendër Logjistike Rajonale 2025-2030”.

Ky projekt synon optimizimin e aktivitetit portual, identifikimin e kapaciteteve në funksion të logjistikës dhe inovacionit.

Nëpërmjet Qendër së Ekselencës për Çështetjt Detare, e cila do të luaj rolin e saj si faktor i rëndësishëm në këtë projekt, nëpërmjet nevojave që ka identifikuar apo do të vijojë të identifikojë në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të burimeve njerëzore dhe integrimit të tyre me nevojat e tregut të punës në sektorin detar, ky bashkëpunim mes palëve pritet të luaj rol të rëndëishëm në digjitalizimin dhe inovacionin e aktivitetit portual.

Kreu i APD-së, Pirro Vengu, theksoi se zhvillimet aktuale në infrastrukturën portuale kanë nevojë të ecin paralel dhe me rritjen e kapaciteteve dhe kualifikimit profesional të burimeve njerëzore, prandaj dhe ky laborator do të shërbejë si pikë lidhëse mes tyre.

Lexo: Samiti i grave të Diasporës Shqiptare fton për më shumë bashkëpunim

Ndërkohë, themeluesi I “Digitsapiens”, Driton Musolli, pohoi gjatë nënshkrimit të marrëveshjes se ky laborator do të ketë fokus kryesor krjimin e hapësirave në që të krijohet inovacion në fushën e logjistikës, duke njohur fillimisht si funksion sot dhe sis i mund të përmrmirësohet në vijim.

Kjo marrëveshje vjen në vijim të aktiviteteteve të programuara në Javën e Detarisë organizuar nga Autoriteti Portual Durrës, Ministria e Infrastrukturës dhe partnerëve si CDI, IMO, Sekretariati Permanent i Transportit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0