Anxhela me artin e saj të quajtur “Ajkuna”

Anxhela me artin e saj të quajtur “Ajkuna”


Anxhela Çikopano është diplomuar në regji teatri dhe është doktorante në antropologji kulturore dhe me një specializim master në edukim. Themeluese e biznesit “Ajkuna” ajo e di se asnjëra s’ka lidhje me biznesin, por çdo hallkë e ka ndihmuar të mësojë diçka më shumë për njerëzit, marrëdhëniet, tregun, tendencat.

Përvoja e saj në menaxhim produksion, marketing dhe përkthime e kanë plotësuar atë në krijimin e  biznesit. Mësoi si të shesë, kujt t’i shesë çfarë, si të ruajë etikën, çfarë u pëlqen njerëzve, si ndërthuret kultura me tregun, si krijohen dhe mbahen rrjetet njerëzore dhe si shfrytëzohen më së miri të gjitha burimet. Por, themelore për sipërmarrjen e saj të re është doza e madhe e pavarësisë dhe dëshira për të guxuar.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 38 të numrit 18 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 18 të saj.

Ajkuna është prej dy vitesh në treg, në një fazë embrionale nën një tjetër emër. “Në ato dy vite unë dhe bashkëshorti im krijuam nga hiçi një produkt cilësor që quhej NJAM NJAM, i cili shitej vetëm online me dërgesa falas dhe për habinë tonë rezultoi shumë i suksesshëm. Brenda vitit të parë u dhjetëfishua. Vitin e dytë ishte e pamundur ta mbanim brenda mureve të shtëpisë. Morëm rreth një vit kohë, gjetëm një partner dhe u rikthyem me të njëjtin produkt e cilësi, por tani me një emër krejt tjetër”, thotë ajo për Businessmag.

Gjatë fazës embrionale të biznesit, ajo mësoi se produktet, veç shqiptarëve preferoheshin shumë edhe nga të huajt, ndaj donte të zgjidhte diçka që u rrinte për shtat si shqiptarëve dhe të huajve.

Ndaj zgjodhi Ajkunën, si një përfaqësuese e denjë e grave shqiptare në Eposin e Kreshnikëve. “Unë jam feministe nga ato me vepra, jo me fjalë boshe, ndaj nuk mund të kishte pasur zgjedhje më të mirë se Ajkuna për produktet tona: një grua e fortë, që përçon vlerat shqiptare nga brezi në brez, një aspekt që ngjan shumë edhe më përçimin e recetave e shijeve shqiptare nga nënat tek bijat e tyre”.

I nisur si një biznes familjar, ajo dhe bashkëshorti përgatisnin reçelërat dhe glikotë, ndërsa fëmijët ndihmonin sa mundnin në paketim. Aktualisht Ajkuna ka një partner që është Aroma Catering, por në thelb biznesi vazhdon të ketë po këtë ekip.

Prodhimet më të shumta të Ajkunës janë reçelërat klasikë si qershi, kumbull, fik, etj.; glikotë e patëllxhanit, të shalqirit, të ftoit, të portokallit, etj.; shurupe thane, dardhe, etj.; por edhe produkte që nuk gjenden në tregun masiv, si reçel kungulli, pjepri, karrote etj. “Sivjet gamën e kemi të kufizuar, pasi në kohën e disa prej frutave, ne po hapnim dyqanin-punishte dhe disa frutave u kaloi koha, por në të ardhmen do të ketë plot produkte që kërkohen shumë, si glikoja e arrës, e fikut të egër, e qershisë, e luleshtrydhes, e trëndafilit, etj.”, thotë Anxhela.

Shpërndarja e Ajkunës në Tiranë është pa pagesë. Edhe përvoja e blerjes në dyqan është ndryshe. Klientët mund të provojnë falas ndërsa marrin informacion rreth produktit.

Gjatë shitjes së produktit të të huajve është i pashmangshëm shkëmbimi kulturor.

Anxhela thotë se reçelët e saj kanë përbërje 70% fruta. Kanë sasi më të vogël sheqeri nga zakonisht dhe tërësisht artizanalë, të punuar me sasi të vogla. Informacioni është në shqip e në anglisht, çka i bën produktet mjaft të lakmuara si dhurata për të huaj. “Produktet tek ne janë të kufizuara: nëse një produkt mbaron…  mbaron. Duhet të presësh deri vitin tjetër”, thotë Anxhela.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 38 të numrit 18 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 18 të saj.

Ky startup i ri është ngritur falë rrjeteve sociale dhe Facebook. Anxhela tregon se, “kjo pjesë na funksiononte kaq mirë, sa njerëzit besonin se ne ishim dyqan fizik”. Tani i kemi shtuar edhe Instagram; faqja web nuk do të jetë më e-commerce, por një  faqe e thjeshtë prezantuese për produktet dhe filozofinë tonë. Natyrisht do të punojmë edhe në kanale të tjera marketingu, më së shumti me kosto të ulët dhe me grupe të targetuara qartë. Nuk e kemi ende fuqinë të dalim me fushata të mëdha.

Për sa u përket planeve në të ardhmen, sipërmarrësit e Ajkunës nuk mund të fluturojnë, të paktën jo tani. “Produktet tona do të jenë gjithmonë dhe vetëm artizanale, pa u cenuar as edhe një çast cilësia dhe shija për hir të fitimit. Ne duam të ngremë një markë familjare që rron 100 vjet, nuk duam të fitojmë para shpejt e të humbim atë që na bën të veçantë”, thotë Anxhela.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0