Më shumë se tre javë më parë, një llogari e njohur në Twitter me emrin “Anonymous” deklaroi se grupi i aktivistëve të saj po zhvillonte një “luftë kibernetike” kundër Rusisë.
Që atëherë, llogaria, e cila ka më shumë se 7.9 milionë ndjekës, me rreth 500,000 të fituar që nga pushtimi rus i Ukrainës, ka marrë përgjegjësinë për çaktivizimin e uebsajteve të njohura të qeverisë, lajmeve dhe korporatave ruse dhe rrjedhjen e të dhënave nga subjekte të tilla si Roskomnadzor, agjencia federale përgjegjëse për censurimin e mediave ruse.
Por a është e vërtetë ndonjë nga këto?
Duket se është, thotë Jeremiah Fowler, një bashkëthemelues i kompanisë së sigurisë kibernetike Security Discovery, i cili ka punuar me studiues në kompaninë e internetit Website Planet në përpjekje për të verifikuar pretendimet e grupit.
“Anonymous ka dëshmuar se është një grup shumë i aftë që ka depërtuar në disa objektiva, të dhëna dhe baza të të dhënave me vlerë të lartë në Federatën Ruse”, shkroi ai në një raport që përmbledh gjetjet.
Bazat e të dhënave të hakuara
Nga 100 bazat e të dhënave ruse që u analizuan, 92 ishin komprometuar, tha Fowler.
Ato u përkisnin shitësve me pakicë, ofruesve rusë të internetit dhe faqeve të internetit ndërqeveritare, duke përfshirë Komonuelthin e Shteteve të Pavarura ose CIS, një organizatë e përbërë nga Rusia dhe vende të tjera ish-sovjetike që u krijua në 1991 pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Shumë skedarë të CIS u fshinë, qindra dosje u riemëruan me “putin_stop_this_war” dhe adresat e postës elektronike dhe kredencialet administrative u ekspozuan.
Lexo edhe: Bota po përgatitet për një luftë globale kibernetike teksa Rusia pushton Ukrainën
Një tjetër bazë e të dhënave e hakuar përmbante më shumë se 270,000 emra dhe adresa emaili.
“E dime me fakte që hakerët gjetën dhe ndoshta iu qasen këtyre sistemeve,” tha Fowler. “Ne nuk e dimë nëse të dhënat janë shkarkuar ose çfarë planifikojnë të bëjnë hakerët me këtë informacion.”
Bazat e tjera të të dhënave përmbanin informacione sigurie, fjalëkalime të brendshme dhe një “numër shumë të madh” çelësash sekretë, të cilët zhbllokojnë të dhënat e koduara, tha Fowler.
Sa i përket nëse kjo ishte puna e Anonymous, Fowler tha se ai ndoqi pretendimet e Anonymous “dhe afati kohor përputhet në mënyrë të përsosur,” tha ai.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto