Ankandi, çmim marramendës për “sferën” me kristale jashtëtokësore - Business Magazine Albania

Ankandi, çmim marramendës për “sferën” me kristale jashtëtokësore

Dhjetëra meteor të lashtë – disa të gurtë, disa prej hekuri, të tjerë të mbushur me “xhevahire” vezulluese jashtëtokësore ose që përmbajnë pluhur yjesh miliarda vjeçar, kanë dalë në ankand tek Christie’s, në SHBA.

Shumë prej këtyre gurëve  të rrallë hapësinorë dikur kanë qenë pjesë e hënës, ndërsa të tjerët erdhën nga Marsi ose u ndanë nga asteroidet që orbitonin në brezin mes planetit të kuq dhe Jupiterit. Këta meteorë janë pjesë e ankandit ” Deep Impact: Martian, Lunar and Other Rare Meteorites “, të mbajtur në internet nga 5 shkurt deri më 23 shkurt. Disa nga këto objekte të rralla kanë oferta fillestare prej vetëm disa qindra dollarësh. Por një pllakë trapezoidale nga një meteorit hënor i zbuluar në shkretëtirën e Saharasë, me përmasa 40 centimetra të gjatë dhe peshë afërsisht 2 kilogramë, mund të arrijë të shitet deri në 350,000 dollarë, sipas Christie’s.

Para ankandit, të gjithë trupat u ekzaminuan nga shkencëtarët e Shoqatës së Meteorëve, një organizatë jofitimprurëse ndërkombëtare kushtuar arsimit dhe kërkimit në shkencën planetare, veçanërisht studimin e asteroideve. Meteoritët janë praktikisht ata që arrijnë ta mbijetojnë atmosferës së planetit tonë, e shpeshherë mbështillen nga flakët në qiell përpara të ndahen e të bien në tokë ose në oqean. Më shumë se 99% e meteorëve vijnë nga asteroidet në sistemin tonë diellor, ndërsa pjesa e mbetur janë nga Hëna ose Marsi.

LIVESCIENCE

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0