Në Shqipëri, do të ketë një ankand për Targat e Luksit. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ankandi do të mbahet me 5 Qershor në Fushë Prezë.
Në njoftimin e saj DPSHTRR vëren se, “Targat e personalizuara që do të shiten nëpërmjet ankandit, janë pjesë e targave ekskluzive, një listë me kombinime shumë të kërkuara, ndaj dhe ftohet çdo i interesuar të garojë për t’i fituar! DPSHTRR do të rifreskojë dhe publikojë rregullisht listën e kombinimeve/zgjedhjeve luks që do të paraqiten në ankand, si dhe informacionet në lidhje me organizimin e ankandit. Targa ekskluzive e koleksionit luks ka një çmim fillestar nga i cili nisin ofertat e ankandit. Vlera finale e targës përcaktohet nga ofertat më të larta në ankand!”.
Regjistrimi për të marrë pjesë në ankand mund të bëhet online deri me 1 Qershor.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto