Anita Likmeta, një nga 150 Unstoppable Women në inovacion në Itali - Business Magazine Albania

Anita Likmeta, një nga 150 Unstoppable Women në inovacion në Itali

Anita Likmeta, sipërmarrëse italo-shqiptare, anëtare e Confindustria Italia dhe Assolombarda Itali është vlerësuar si një nga 150 gratë më të fuqishme në inovacion në Itali. Startupitalia ka publikuar listën me 150 profesionistet më të njohura të Italisë në fusha të ndryshme, mes të cilave është dhe 34- vjeçarja shqiptare. Në këtë listë bëjnë pjesë emra të njohur të profesionisteve gra, si; artistë, krijues, sipërmarrës, menaxhere, themeleuese, aktiviste, studiuese që dallohen për atë që bëjnë.

Në artikullin e publikuar në Startupitalia, thuhet se këto gra të talentuara duhet të njihen dhe tu jepet zë. Kliko këtu për Linkun 

Si çdo Gusht këtu është lista jonë e Grave të Pandalshme! Për ata që ende nuk e dinë, Unstoppable Women është një projekt i lindur nga një listë prej 150 grave që duhet ndjekur në inovacion në Itali: themelues, menaxhere, aktiviste, studiuese që dallohen për atë që bëjnë. Gratë ndërmarrëse, kurajoze, të talentuara, por mbi të gjitha punëtore të palodhshme, të cilat besojmë se mund të jenë një shembull për t’u ndjekur për shumë e shumë të rinj”, shkruan Startupitalia.

Lexo: Kthimi në Shqipëri, si një vajzë që e gjen veten grua

Po kush është Anita Likmeta? Likmeta ka lindur në Durrës dhe është larguar drejt Italisë në vitin ’97 në moshën 11 vjeçare. Anita ka studiuar për filozofi në universitetin “La Sapienza” në Romë, ndërsa vijon të punojë si gazetare në Huffington Post Italia. Me një fokus në startup-et e teknologjisë dhe në fushën e modës ajo është përfshirë tërësisht në fushën e sipërmarrjes dhe inovacionit si sipërmarrëse në sektorin dixhital të startup-eve në Itali (per shembull CreationDose dhe Coderblock). Këtë frymë kërkon ta sjellë edhe në Shqipëri. Përmes analizave e shkrimeve të saj në Huffington post Italia, Anita ka ndarë opinionet e saj mbi probleme të ndryshme të shoqërisë dhe politikbërjes në Shqipëri. Anita Likmeta është ambasadore e programit për Diasporën, Connect Albania të Agjensisë së Kombeve të Bashkuara për Migracionin (IOM): program që i fton shqiptarët e Diasporës të bëhen agjentë zhvillimi të vendit të tyre.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0