Angelina Jolie largohet nga OKB - Business Magazine Albania

Angelina Jolie largohet nga OKB

Angelina Jolie largohet nga roli i saj si ambasadore e agjencisë së OKB-së për refugjatët. Aktorja fituese e çmimit Oscar tha se refugjatët janë “njerëzit që i admiroj më shumë në botë” dhe se tani ajo do ta përqendrojë kohën e saj duke punuar me organizata të udhëhequra nga njerëz të prekur drejtpërdrejt nga konflikti.

Angelina Jolie merr vendimin per tu larguar , nga roli i saj si ambasadore e agjencisë së OKB-së për refugjatët. Ajo ka punuar me UNHCR-në që nga viti 2001 dhe në vitin 2012 u emërua e dërguar speciale. Aktorja zgjodhi që lajmin ta bëjë të ditur për publikun me anë të një postimi.

Jolie, 47, është e njohur për aktivizmin e saj po aq sa edhe për karrierën e saj vezulluese, e cila përfshin role kryesore në filma si Mr & Mrs Smith, Maleficent, Wanted dhe Lara Croft: Tomb Raider.

Në një deklaratë të përbashkët me Jolie, UNHCR e vlerësoi atë për punën e saj “të palodhshme” në më shumë se 60 misione në terren në vende duke përfshirë Jemenin dhe Burkina Faso, dhe e përshkroi atë si “një nga përkrahësit më me ndikim të të drejtave të refugjatëve”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0