Angazhimi juaj për një fundvit të veçantë - Business Magazine Albania

Angazhimi juaj për një fundvit të veçantë

Angazhimi

Nga Anila Bashllari, trainer&Coach

Ky fundvit me të vërtetë është ndryshe nga të gjithë vitet e tjerë që kemi kaluar. Po kështu edhe atmosfera dhe përjetimi i festave. Shpesh me frikën se gjithçka nuk është në dorën tonë, e kemi zbehur shpirtin festiv. Por ne mund t’i japim ngjyrat e duhura festive dhe të krijojmë atmosferë më të ngrohtë se kurrë më parë.

Po pyesni veten se si? Më ndiqni më poshtë.

Nëse ndiheni të lodhur dhe jo në disponim pozitiv nga ky vit i mbrapshtë mjafton vetëm të rikujtoni momente të paharrueshme, të cilat i keni përjetuar. Rikujtoni gëzimin e pjesëtarëve të familjes tuaj, veçanërisht të fëmijëve kur përgatisni pemën e mrekullueshme të Krishtlindjeve edhe atmosferën unike në shtëpinë tuaj. I kushtuat rëndësinë dhe vëmendjen e duhur këtij momenti këtë vit? Magjia ishte aty! Është ende aty… mjafton të jeni të gatshëm të përjetoni emocionet në formën ekzistuese, pa përfshirë mendimet negative dhe të panevojshme përgjatë kësaj periudhe. Çdo mbrëmje krijoni dhe shijoni situatat festive me familjen tuaj dhe më pas do të reflektoni që keni formësuar kujtime të përjetshme me familjen tuaj.

Le t’u japim vendin e duhur këtyre festave, përpos situatës dhe gjendjes së zymtë që na rrethon në përgjithësi. Në këtë moment që po shkruaj, dielli po shkëlqen dhe natyra të fton për një shëtitje të gjatë dhe përfituese. Fatmirësisht, në këto momente, pjesa më e madhe e familjarëve tanë të afërt dhe jo vetëm, gëzojnë shëndet të mirë. Le t’i gëzohemi momentit, pasi në vetvete përfaqëson orët, ditët, javët, muajt dhe vitet e jetëve tona. Pjesa dërrmuese nga ne referohemi që nuk ishte një vit i mbarë ky që po lëmë pas, por sa nga ne u përpoqën që ta bënin çdo moment të këtij viti të bukur që më vonë të shndërroheshin në momentet e një viti të mbarë?! Shumë pak nga ne!

Atmosfera e festave në përgjithësi na rikthen dhe na shtyn të përjetojmë gjendje të ndryshme emocionale; ndonjëherë dhe melankolike. Duhet të synojmë drejt këmbënguljes së të ndjerit mirë dhe lumturimit. Këto ditë janë të tilla… por ne kemi fuqinë t’i kthejmë kahet aty ku dëshirojmë.

Festat e veçanta të fundvitit po trokasin në dyert e ditëve tona dhe mendoj që kjo periudhë është një mundësi e shkëlqyer për bashkim, reflektim dhe komunikim.

Lexo: Dhuroni libra?! Ja disa ide nga Bukinist.al

Bashkimi është ndjenja që na nevojitet për të ndjerë emocionet unike, që vetëm gëzimet me familjen arrijnë të na i dhurojnë. Marrëdhëniet me familjen janë në qendër të lumturisë dhe gëzimit tonë. Kur marrëdhëniet tona janë të forta dhe të lulëzuara, gëzimi ynë rritet. Të kalojmë kohë me familjen tonë do të thotë që ne po e gjejmë lumturinë tonë. Keni mundësinë për t’u përqafuar fort, duke krijuar një shpërthim të oksitocinës neurotransmetuese të njohur si “dashuri”.

Kur një vit mbyllet, ne jemi të mbushur me një nivel entuziazmi që duket se rritet vetëm në këtë periudhë të vitit. Dëshirë e lartë për një kapitull krejt të ri dhe një propozim të pastër siç është prekja e vitit të ri. 12 muaj të rinj na presin përpara, krijojmë synime të forta për ta bërë këtë vit më të mirë se kurrë më parë me qëllime të reja. Por, për të arritur të gjitha këto na nevojitet një reflektim mbi vitin që po lëmë pas krahëve tanë. Nisjani duke filluar me pyetje të cilat të bëjnë të kuptosh se çfarë ndodhi gjatë këtij viti. Krahasoni synimet që keni patur në aspektin personal; zhvillimit tuaj në punë, karrierë apo biznes. Sa arritët nga këto synime dhe cilët ishin faktorët në mos-plotësimin e tyre apo faktorët ndihmues? Në këtë mënyrë ju do ta keni më të qartë vendosjen e objektivave të reja dhe përcaktimin e rrugës të cilën duhet të ndiqni.

Kjo periudhë e vitit është e duhura për të krijuar rrugë komunikimi të forta dhe të ristrukturoni marrëdhëniet. Telefonojini, takojini, dërgojini një mesazh ose kartolinë miqve tuaj duke u shprehur vlerësimin, mirënjohjen edhe dashurinë tuaj. Shprehini ndjenjat pozitive, sepse ndoshta në këtë moment është gjëja e duhur dhe e nevojshme që duhet bërë.

Jetojeni këtë periudhë të veçantë festash dhe përfitoni duke dhuruar emocione, të cilat janë vetëm në dorën tuaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0