Një analist i tregut rus të aksioneve nxori një shishe dhe ngriti dolli për vdekjen e tregut të aksioneve ruse gjatë një interviste në një televizion lokal.
Videoja u bë virale, teksa pushtimi rus i Ukrainës zgjat prej një jave dhe ekonomia ruse goditet nga masat e ashpra të sanksioneve të perëndimit.
“A janë strategjitë e aksioneve të tregut të vjetëruara tani, apo shpresoni të qëndroni ende në profesion?, u pyet analisti Alexander Butmanov në televizionin rus, RBC .
“Në rastin më të keq, do të punoj si Santa Klaus ashtu siç bëra 25 vite më parë”, u përgjigj Butmanov, sipas një përkthimi të verifikuar nga CNBC.
“Duke lënë shakatë mënjanë, le t’a mbarojmë këtë sa më shpejt” tha ai. “I dërgoj përshëndetjet e mia Sergei Uschyenko, i cili ngriti dolli 12-13 vite më parë për vdekjen e tregut të aksioneve”.
Butmanov më pas mori një shishe ujë dhe pa drejt kamerës.
“Sot do të pi ujë të gazuar” tha ai. “I dashur treg i aksioneve, ishe afër nesh, ishe interesant, u prehsh në paqe.”
This is where we’re at: a Russian investment expert pulls out a bottle on live television to toast the end of the country’s capital markets and says he’s going back to working as a dress-up Santa Claus https://t.co/9wAFSSd1QQ
— Joshua Yaffa (@yaffaesque) March 3, 2022
Tregu i aksioneve ruse është mbyllur prej 5 ditësh. Gjatë kësaj kohe, forcat ruse kanë bombarduar një numër të madh zonash civile në Ukrainë, përfshirë dy qytetet më të mëdha, Kievin dhe Kharkiv, që shkaktuan qindra vdekje civilësh.
Monedha vendase, Rubla, u godit nga sanksionet perëndimore gjatë fundjavës që synonin aksesin rus në sistemin e mesazheve ndërbankare SWIFT, rezervat e bankës qendrore, eksportet e shumta dhe bankat ruse, si dhe individët në vend duke përfshirë presidentin rus Vladimir Putin.
Rubla tani është ulur me 30% ndaj dollarit.
Banka Qendrore Ruse dyfishoi normën e interesit të vendit me 20% të Hënën në një përpjekje për të qetësuar inflacionin.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.