Amnistia fiskale dhe penale për deklarimin e pasurive

Amnistia fiskale dhe penale për deklarimin e pasurive

Amnistia fiskale

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj dhe ajo e Drejtësisë Etilda Gjonaj, kanë firmosur projektligjin e amnistisë fiskale dhe penale për deklarimin e pasurive të çdo lloji për të gjithë shtetasit shqiptarë, pavarësisht ku janë rezidentë.

Nisma është publikuar për konsultim publik, duke i hapur kështu rrugë miratimit të draftit nga Këshilli i Ministrave dhe më pas Kuvendi.

Për 12 muaj, çdokush që nuk ka deklaruar pasurinë e tij në pronë, para, vepra arti, pasqyra financiare të bizneseve apo sende me vlerë të çdo lloji, do të duhet të tërheqë një formular pranë Drejtorisë së Tatimeve, e cila do ngrejë një njësi të posaçme për këtë qëllim, ku pasi të plotësojë të dhënat dhe të derdhë shumën përkatëse në bankë, njësia do të përpunojë kërkesën e subjektit. Në çdo rast aplikimi garanton konfidencialitet dhe nuk përbën rrezik nisjen e hetimit penal.

“Subjektet përfitues, ndaj të cilëve është lëshuar vërtetimi përkatës i përfundimit të procesit të deklarimit vullnetar, përjashtohen nga ndjekja penale për veprat penale që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me krijimin dhe disponimin e pasurisë së deklaruar“.

Nisma përjashton përfitimin nga amnistia të subjekteve të ligjit antimafia, aktit normativ për forcimin e luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, subjekteve që u ka shkuar më parë thirrja për kontroll tatimor dhe zyrtarëve të lartë e familjarëve të tyre.

Nuk do të përfitojnë nga amnistia: Kryeministri, deputetët, gjyqtarët e prokurorët, krerët e policisë, shërbimit informativ, tatimeve, doganave, krerët e të gjithë institucioneve të pavarura dhe anëtarët e bordeve të tyre, prefektët, drejtuesit e institucioneve publike, drejtuesit e kompanive shtetërore dhe të gjithë ata bashkë me familjarët e tyre që kanë mbajtur më parë këto detyra.

“Amnistia është hartuar në mënyrë të tillë që nuk lejon ligjësimin e kapitaleve apo financave të subjekteve kriminale, atyre të ekspozuar ndaj krimit apo subjekteve të cilët sipas legjislacionit në fuqi kanë një ekspozim politik”.

Për të gjithë ata që deklarojnë pasurinë në 4 muajt e parë, do të paguajnë tatim 5% të shumës së deklaruar, 7 % në 4 muajt e dytë dhe 10% në 4 mujorin e fundit të amnistisë.

“Është e nevojshme që vendi, pas kapërcimit të dy eventeve tronditëse të ekonomisë, si tërmeti i vitit 2019 dhe pandemia botërore për shkak të COVID-19, të mund të rimëkëmbet, ndër të tjera, duke zyrtarizuar tregun real të saj”.

Kjo është hera e parë që Shqipëria do të miratojë një nismë të tillë. Aministia e kapitalit është hedhur disa herë për diskutim në publik si një nismë e cila do të vinte një vijë ndarëse nga periudha informale dhe formale e Shqipërisë, por asnjëherë nuk janë bërë 84 vota në parlament për të kaluar ndryshimet për amnistinë penale të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0