AMF përgatit projekt-rregulloren për liçensimin e bursave për tregtimin e kriptomonedhave - Business Magazine Albania

AMF përgatit projekt-rregulloren për liçensimin e bursave për tregtimin e kriptomonedhave

bursave

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka përgatitur edhe grupin e dytë të projekt-rregulloreve që do të mundësojnë liçensimin dhe funksionimin e subjekteve financiare të lidhura me tregtimin e kriptovalutave, bazuar në ligjin e vitit 2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”.

Projekt-rregullorja “Për liçensimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë si Bursë DLT” ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe procedurave të detajuara të liçensimit, llojit të dokumenteve provuese, mënyrën e shqyrtimit dhe vlerësimit të dokumenteve, rregullave të brendshme të funksionimit si dhe rregullave të detajuara për listimin dhe tregtimin e tokenave digjitalë dhe monedhave virtuale për subjektet që ushtrojnë ose kërkojnë të ushtrojnë veprimtarinë si bursë DLT (bazuar në Teknologjinë e Regjistrave të Shpërndarë).

Bazuar në parashikimet e ligjit, AMF mund të japë për bursat DLT liçensa të kategorisë A, ku mund të tregtohen vetëm token digjital shërbimesh, token digjital asetesh dhe token digjital pagesash; liçensa të kategorisë B, ku krahas veprimtarisë së lejuar për kategorinë A, mund të tregtohet gjithashtu para FIAT dhe monedha virtuale; liçensa të kategorisë C, ku krahas vepritarisë së lejuar për kategorinë A dhe B, mund të tregtohen gjithashtu edhe token digjital të titujve. Bursa DLT ndalohet të kryejë tregtim për llogari të vetë dhe tregtim bazuar në parimin e përputhshmërisë.

Veç dokumentacionit bazë, si statute, ekstrakti i regjistrimit dhe struktura organizative, dokumentacioni i aplikimit duhet të përmbajë planin e biznesit së paku për tre vitet e para të aktivitetit, duke përfshirë këtu përshkrimin e veprimtarisë së subjektit, perspektivat e zhvillimit të veprimtarisë, pritshmëritë e subjektit mbi veprimtarinë që do të kryejë, mënyrën e përmbushjes së kërkesave për mjaftueshmëri kapitali. Plani i biznesit duhet të përmbajë edhe planin e marketingut të shoqërisë, përfshirë klientët e synuar, si edhe planin financiar, me një përshkrim se si do të mbulohet kostoja e fillimit të veprimtarisëdhe se si do të ruhen dhe zbatohen kërkesat e mjaftueshmërisë së kapitalit dhe programin për trajnimin e vazhdueshëm të të gjithë personelit për të përmbushur standardet për aftësitë profesionale.

Aplikuesve do t’iu kërkohet edhe kontrata e punës me administratorin, deklarata e përgjegjësisë, ku të përshkruhen përgjegjësitë e funksionarëve të cilësuar si personel kyç, si edhe vërtetimin bankar që konfirmon pagesën në lekë, për llogari të shoqërisë, të kapitalit minimal fillestar në një nga bankat në Republikën e Shqipërisë. Kjo shumë zhbllokohet nëpërmjet njoftimit të Autoritetit, në përfundim të procedurës së liçensimit.

Nëse shoqëria ka ushtruar një aktivitet tjetër përpara kërkesës për të ushtruar veprimtarinë si bursë DLT, përveç dokumenteve të mësipërme, duhet të depozitojë gjithashtu edhe pasqyrat financiare të audituara për 3 vitet e fundit, vërtetim nga administrata tatimore mbi gjendjen e detyrimeve tatimore dhe deklaratë se shoqëria nuk është nën hetim ose proces gjyqësor për kryerjen e ndonjë vepre penale. Në aplikim do të kërkohet gjithashtu dokumentacion të lidhur me reputacionin e aksionerëve dhe dokumentacion që justifikon burimin e kapitalit.

Pas marrjes në dorëzim të kërkesës për liçensim dhe paketës së dokumenteve, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare përgjegjës ngrenë komisionin e përbashkët, i cili do të kryejë shqyrtimin dhe vlerësimin e tyre në përputhje me dispozitat e kësaj rregulloreje dhe legjislacionit në fuqi. Rregullat për funksionimin dhe organizimin e komisionit përcaktohen me urdhër të përbashkët të autoriteteve përgjegjëse.

Komisioni do të vlerësojë përmbushjen e kritereve për përshtatshmëri dhe aftësi të aksionarëve, administratorit, anëtarëve të këshillit të administrimit/këshillit mbikëqyrës, si dhe personelit kyç; përputhshmërinë e subjektit kërkues me kërkesat e Ligjit dhe të kësaj rregulloreje; kapacitetin dhe aftësinë e subjektit kërkues për të ruajtur dhe plotësuar në të ardhmen kushtet e përgjithshme dhe kriteret e veçanta të ligjit dhe rregulloreve.

Autoriteti mund të refuzojë kërkesën për liçensim në rastet kur subjekti kërkues nuk ka kryer pagesën e tarifës së aplikimit për liçensë; kur gjykon mbi baza të arsyeshme se subjekti kërkues ka dorëzuar dokumente ose informacion të rremë, të pasaktë ose jo të plotë; kur gjykon mbi baza të arsyeshme se dokumentet e dorëzuara nga subjekti kërkues janë të pamjaftueshme ose subjekti kërkues nuk përmbush kushtet e kriteret për liçensim; kur gjykon mbi baza të arsyeshme se subjekti kërkues nuk do të jetë i aftë të plotësojë në të ardhmen kushtet e kriteret për liçensim.

/monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0