Ambasada e SHBA-ve njoftoi sot programin e saj për të ndihmuar gratë të implementojnë një ide biznesi.
Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, ambasada shkruan se do krijojë Akademinë për Gratë Sipërmarrëse, si një mekanizëm për t’i ndihmuar ato.
Lexoni: Skema e IDEA-Grant në mbështetje të aspirantëve për sipërmarrës
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara, në bashkëpunim me Qendrën Ideo dhe Destil Creative Hub, kanë kënaqësinë të hapin për herë të parë në Shqipëri Akademinë për Gratë Sipërmarrëse (AWE), e cila synon të ndihmojë gratë të sjellin në jetë idetë e tyre sipërmarrëse nëpërmjet njohurive, kontakteve dhe financimit. Nëse je një grua nga 20-35 vjeç dhe ke një ide biznesi të cilën dëshiron ta bësh realitet, ju mund të aplikoni për të qenë pjesë e Akademisë”.
Aplikimet janë të hapura deri më 17 gusht 2020. Për të aplikuar në këtë program, mund të klikoni këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto