Ambasada Amerikane në Tiranë, thirrje bizneseve shqiptare për t’u bërë pjesë e Consumer Electronics Trade Show - Business Magazine Albania

Ambasada Amerikane në Tiranë, thirrje bizneseve shqiptare për t’u bërë pjesë e Consumer Electronics Trade Show


Zyra Ekonomike dhe Tregtare e Ambasadës së SHBA në Tiranë, fton përfaqësuesit e sektorit privat që veprojnë në biznesin e produkteve elektronike të konsumit të marrin pjesë në Consumer Electronics Trade Show që zhvillohet në datat 8-11 Janar 2019Las Vegas, SHBA.

Nëse kompania juaj do ta konsideronte pjesëmarrjen në këtë event plotësoni formularin e bashkangjitur dhe dërgojeni atë në USALBusiness@state.gov PARA datës 30 Nëntor 2018.

Për më shumë informacion mbi shfaqjen vizitoni https://www.ces.tech/

Për një listë të ekspozuesve vizitoni https://ces19.mapyourshow.com/7_0/search.cfm

Rreth CES

Consumer Electronics Trade Show është vendi më i madh i mbledhjes në botë për të gjithë ata që janë në biznesin e produkteve teknologjike të konsumit. Në CES grumbullohen mbi 4,500 kompani ekspozuese, duke përfshirë prodhuesit, zhvilluesit dhe furnizuesit e pajisjeve të teknologjisë së konsumit, sistemet e shpërndarjes së teknologjisë dhe më shumë; një program me më shumë se 300 seanca konferencash dhe më shumë se 170,000 pjesëmarrës nga 150 vende. CES është vendi numër një ku ju mund të jeni në botën e produkteve elektronike të konsumit.

Kategoritë e produktit:

CES përmban kategoritë e produktit: Printime 3D; Aksesorë; IA; Audio / Video; Realiteti i shtuar; Baby Tech; C Space (Reklamim për Përmbajtje Argëtuese, Marketing); Dizajn & Burime; Digital Health; Dronë; e-Commerce & Enterprise Solutions; Eureka Park (Startups & Universitete); Family & Kids Technology; Fitness dhe Teknologji; Lojëra dhe realiteti virtual; Shëndeti dhe Mirëqenia; High-End Audio; Home Cinema; iproducts; M2M;OE-A; Resiliency Tech; Robotics; Self-Driving Technology; Sleep Tech; Smart Cities; Smart Energy; Smart Home; Sport Tech; Vehicle Technology; Wearables; Pajisjet dhe shërbimet wireless;

Pjesëmarrësit e mundshëm nga Shqipëria: Importuesit, shpërndarësit, shitësit, prodhuesit e mallrave elektronike të konsumit janë të ftuar të marrin pjesë.

Përfitimet për kompanitë që regjistrohen përmes zyrës së Ambasadës Amerikane në Tiranë i gjeni në linkun: Benefits for companies registering through US Embassy Tirana office

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0