Ambasada Amerikane shpreh shqetësimin se herë pas here kontaktohet nga individë, të cilët kanë rënë pre e mashtrimit të vizave. Ata bëjnë me dije se këto mashtrime, vijnë nga faqe interneti të rreme apo adresa e-maili, ku aplikantëve iu kërkohet pagesa e tarifave shtesë për marrjen e vizës.
Duke marrë shkas nga kjo, Ambasada Amerikane bën thirrje të mos bini pre e këtyre mashtrimeve. Ata theksojnë edhe një herë të gjitha mënyrat e kontaktit me ta. E vetmja adresë e-maili publike e Konsullatës së Ambasadës Amerikane në Tiranë, është tiranaconsulate@state.gov. Faqja zyrtare e Ambasadës Amerikane https://al.useambasy.gov. Ata shprehen se kanë edhe një faqe interneti për të planifikuar takimet https://ais.usvisa-info.com/en-al/niv.
Lexo: Studime në SHBA? Ambasada Amerikane ju sqaron kriteret
Për të gjithë shqiptarët, të cilët duan të aplikojnë për vizë studentore apo për atë turistike, tarifa është 160 dollarë. “Ju bëjmë thirrje të mos bini pre e mashtrimeve dhe shpresojmë t’ju kemi ardhur në ndihmë me informacionin e dhënë,” mbyll deklaratën e saj Ambasada Amerikane.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto