Amazon pritet të hapë 400 librari në ShBA

Amazon pritet të hapë 400 librari në ShBA


Në një epokë dixhitale ku e gjithë bota po shpërngulet ‘online’, gjigandi Amazon pritet të hapë në ShBA rreth 300-400 librari.

Ishin pikërisht kompani si Amazon, me produkte që mund t’i blije nga krevati me një klikim të butonit, që revolucionizoi mënyrën se si ne shkojmë në dyqan. Ishte pikërisht Amazon që ‘mbylli’ shumë librari fizike si Barnes & Nobles dhe Borders, duke lejuar njerëzit të blinin librat e tyre të preferuar online. Dhe është pikërisht Amazon ajo që po shkon në drejtim të kundërt të rrymës.

Sipas TechSot.Al, nuk dihet akoma data e saktë e fillimit të ndërtimeve të këtyre librarive, por pritet që të ndodhi në muajt e ardhshëm.

Të Ngjashme:  Video/ Amazon publikon mënyrën e përdorimit të dronëve për shpërndarjen e porosive

Ajo që është akoma më interesante është fakti se çmimet e librave do të jenë të njëjtë me çmimet online, kur përfitues do të jetë klienti, i cili do të eliminojë pagesën e dërgimit.

Libraria Amazon në Seattle
Libraria Amazon në Seattle

Amazon hapi në Seattle, Washington, librarinë e parë fizike në Nëntor të vitit të kaluar, por shumë persona ishin skeptikë. Si duket modeli i ri i biznesit të Amazon po sjell fryte.

Nuk dihet akoma nëse në këto librari do të ketë vetëm libra, apo dhe produkte të tjera nga Amazon.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve./

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0