Amazon po lançon Shazamin për modën, e cila gjen rrobat që dëshironi thjesht duke analizuar një foto - Business Magazine Albania

Amazon po lançon Shazamin për modën, e cila gjen rrobat që dëshironi thjesht duke analizuar një foto


Amazon prezantoi StyleSnap të mërkurën, një tipar i ri i Inteligjencës Artificiale që lejon klientët të ngarkojnë një fotografi të ‘modës’. Amazon pastaj kontrollon faqen e vet për artikuj të ngjashëm dhe bën sugjerime për klientin për të zgjedhur rrobat që duhet të veshë.

Amazon nuk është kompania e parë që ofron një shërbim të këtij lloji. Asos, Wayfair dhe Target të gjithë kanë mjete të ngjashme në treg, por teknologjia e  këtij biznesi është ende në ditët e para.

StyleSnap do të përdorë “vizionin kompjuterik” dhe “të mësuarit e thellë” për të identifikuar copa të veshjeve në një foto, tha Amazon në një deklaratë për shtypin. Kjo teknologji është e frymëzuar nga truri i njeriut.

“Sistemi nervor përbëhet nga miliona neurone artificiale të lidhura me njëra-tjetrën dhe përmes imazheve mund të ‘trajnohet’ për të detektuar fotografitë e rrobave.

Kjo do të thotë se kjo teknologji do të jetë në gjendje të zbulojë stile, forma dhe modele të ndryshme.

Amazon ka punuar shumë për t’u bërë pjesë e tregut të veshjeve, duke lançuar Prime Wardrobe, një shërbim që të lejon t’i provosh rrobat para se t’i blini.

/BusinessInsider.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0